About: http://data.cimple.eu/claim-review/2fde2c94b6af2436195ee61127328db69ada4ca7408080c81d5285e7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se personi që vdiq pas rastit në “Bon Vivant” ishte pjesëtar rezervë i FSK-së Deklarata I vrari nga sulmi në “Bon Vivant” ishte pjesëtar rezervë i FSK-së Vlerësimi Rrenë Informacioni se i vrari nga sulmi në “Bon Vivant” ishte pjesëtar rezervë i FSK-së është i pasaktë. Burime zyrtare nga Forca e Sigurisë së Kosovës kanë konfirmuar se Kastriot Ramadani nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e FSK-së, përfshirë forcat rezervë. Artikulli Më datë 5 gusht 2023, portali online “Paparaci” ka publikuar një shkrim me titullin “I vrari nga sulmi në “Bon Vivant” ishte pjesëtar rezervë i FSK-së”. Kastriot Ramadani ka vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri në ngjarjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant”. Njoftimi për vdekjen e tij ishte konfirmuar me datë 05/08/2023 nga Shaqir Uka shef i intenzivës në QKUK. Gjatë raportimit për këtë ngjarje faqja “Paparaci” raportoi se Ramadani ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Informacioni i ngjashëm u shpërnda edhe në faqe të ndryshme në Facebook. Kërkrimi i Krypometrit me datë 12/08/2023 konstaton se edhe faqja, “Gazeta Blic”,me data 05/08/2023 ka raportuar informacionin me përmbajtje se: “I vrari te “Bon Vivant” ishte pjesëtar i FSK-së, shoqërohej nga i kërkuari prej FBI-së” Me datë 05/08/2023 në orën 13 e 31 minuta Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social ka njoftuar se personi që vdiq me emrin (Kastriot Ramadani) në rastin “Bon Vivant” nuk është pjesëtar i saj. “Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e mbrëmbshëm se i vrari është pjesëtar i FSK-së, nuk janë të vërteta”- ka shkruar FSK përmes një njoftimi në Facebook. Krypometri ka ndjekur tutje këtë raportim për të kontrolluar nëse personi i vrarë me emrin Kastriot Ramadani ka qenë në të kaluarën pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas këtij publikimi Krypometri ka kërkuar nga FSK përgjigje nëse Ramadani ishte ndonjëherë pjesë e FSK-së përfshirë edhe komponentën rezervë. “Sipas kërkesës tuaj, ju njoftojmë se në bazë të të dhënave që kemi Kastriot Ramadani nuk është as nuk ka qenë pjesëtar i FSK, as në komponentin aktiv, as në komponentin Rezervë”- ka thënë për Krypometrin, Vëllazërim Qerimi, shef i zyrës për informim në FSK në një përgjigje të datës 12/08/2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software