About: http://data.cimple.eu/claim-review/306d4dbf73a3a362b5a39c1b604f4fbdf7e7ed0611c8e6fb8b953c85     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Xhafer Tahirii. Foto: Kallxo.com Xhafer Tahiri e mban fjalën Deklarata Xhafer Tahiri: Komiteti i Auditimit do të funksionalizohet në bazë të ligjit për auditimin e brendshëm Vlerësimi E vërtetë Xhafer Tahiri e ka mbajtur fjalën për funksionalizimin e Komitetit të Auditimit. Gjatë vitit të kaluar, Komiteti i Auditimit i Komunës së Vushtrrisë ka mbajtur 5 takime, ashtu sic parashihet në ligj. E për zbatimin të rekomandimeve të auditorit të brendshëm, Artikulli Komiteti i Auditimit në Komunën e Vushtrrisë nuk ka qenë funksional gjatë vitit 2017. I njëjti ishte funksionalizuar në fillim të vitit 2018, vetëm dy muaj pasi postin e kryetarit e kishte marrë Xhafer Tahiri. “Komiteti i Auditimit të Komunës sonë është funksional dhe i kompletuar, vendimi i fundit për caktimin e anëtarëve të KA është me datë 26 shkurt 2018”, thuhet në përgjigjen e Komunës. Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, gjatë kohës së zgjedhjeve në emisionin “Debat Pernime”, kishte thënë se Komiteti i Auditimit do të funksionalizohet në bazë të ligjit. “Komiteti i Auditimit do të funksionalizohet në bazë të ligjit për auditimin e brendshëm dhe ky komitet do të më shërbej dhe do të më këshilloj për menaxhimin e brendshëm në Komunës”, ishte shprehur Tahiri [shih KËTU përgjigjen e plotë]. Në bazë të ligjit, Komiteti i Auditimit duhet të përbëhet nga tre ose pesë anëtarë dhe i njëjti duhet të mbaj të paktën katër takime brenda vitit. Në përgjigjen e Komunës së Vushtrrisë, për KALLXO.com, thuhet se Komiteti i Auditimit përmbahet nga tre anëtar. “Komiteti i Auditimit përbehet prej 3 anëtarëve të certifikuar nga USAID –i të caktuar nga Udhëheqësi i Subjektit të Sektorit Publik. Kryesuesi i Komitetit të Auditimit vjen nga Shoqëria Civile ekspert nga fusha e bankave dhe Financa , derisa 2 anëtaret tjerë janë anëtar që i takojnë Subjektit të Sektorit Publik nga fusha e ekonomisë”, thuhet në përgjigje. Komuna e Vushtrrisë në përgjigjen e saj, ka thënë se Komiteti i Auditimit ka mbajtur 5 takime për të cilat është njoftuar ZKA, Njësia Qendrore Harmonizuese për Auditim të Brendshëm dhe Zyra Kombëtare e Auditimit përmes raporteve tremujore dhe vjetore. Në Raportin e Auditorit për Komunën e Vushtrrisë për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2017, Komitetit paraprak të Auditimit, në prill të vitit 2017 i kishte skaduar mandate, i cili kishte mbajtur vetëm një takim. Në të njëjtin raport thuhet se komiteti i ri ishte formuar në qershor të vitit 2017, por deri në fund të vitit nuk kishte mbajtur asnjë mbledhje. Sipas raportit, një nga shkaqet e mos mbajtjes së takimeve ishte situata politike me rastin e zgjedhjeve lokale pasi që një nga anëtarët e Komitetit të Auditimit ishte kandidat për kryetar të komunës. Në raport thuhet se mos funksionimi i Komitetit të Auditimit shkakton mungesën e sigurisë dhe këshillave që i ofrohen menaxhmentit në lidhje me rreziqet, sistemet e kontrollit të brendshëm dhe auditimit. Në veçanti kjo mund të rezultojë me mangësi në realizimin e planeve të NJAB-së dhe zvogëlon sigurinë se rekomandimet e auditimit janë pranuar dhe zbatuar. “Kryetari në bashkëpunim me kryesuesin e Komitetit të Auditimit, duhet të analizojnë situatën aktuale dhe të sigurojë funksionimin normal të aktiviteteve të komitetit komfor kërkesave ligjore me qëllim të arritjes së objektivave të themelimit të Komitetit të Auditimit.”, thuhet në rekomandimet e raportit të vitit 2017. Komuna e Vushtrrisë ka thënë për KALLXO.com se rekomandimet e Raportit të Auditorit janë marrë parasysh dhe janë duke u zbatuar. Kjo përgjigje do të verifikohet kur të publikohet raporti i Auditimit për këtë komunë për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2018.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software