About: http://data.cimple.eu/claim-review/3189d2a26b9b56175157c9d1c49d79616259bb17c74908288ce507cc     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Evakuimi i viktimave në fushëbetejë. Foto: FSK Publikimi i rremë se Kosova ka armë termo-nukleare Deklarata Kosova është furnizuar me armë termo-nukleare Vlerësimi Rrenë Pretendimi se Kosova është furnizuar me armë termo-nukleare është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se FSK nuk ka armatime të tilla. Artikulli Faqja “Kosova” (arkiv, video) në Facebook ka shpërndarë një material në të cilën shpërndahet një bisedë e Arianit Sllamniku për Top Channel, në te cilën ai pretendon se Kosova është i vetmi vend në rajon që ka armë termonukleare. Kjo faqe ka shkruar se “po flitet se Kosova ka armë termo-nukleare mbrojtëse, nga 5 deri në 10 kiloton, armë të mjaftueshme për ta shkatërruar Beogradin, në rast sulmi ndaj Kosovës”. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel në Shqipëri, më 3 tetor 2023, Arianit Sllamniku, që prezantohet si studiues i teorive të konspiracionit, ndër të tjera flet edhe për armatimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo pjesë e intervistës është shpërndarë edhe nga faqja “Kosova” në Facebook, më 15 tetor 2023 , e cila ka shkruar se po flitet që FSK ka armë strategjike termonukleare mbrojtëse, nga 5 deri në 10 kiloton. “Armë të mjaftueshme për ta shkatërruar Beogradin në rast sulmi ndaj Kosovës, a do të jetë Kosova shteti i parë ballkanik me armë të tilla si të Izraelit”– ka shkruar kjo faqe në Facebook. Sllamniku pretendon se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) posedon armë termonukleare dhe thotë se Kosova është i vetmi vend në rajon që i ka ato. “Turqia ka financuar dhe ka mobilizuar shumë ushtrinë shqiptare të kosovarëve, FSK-në, Forcën e Sigurisë së Kosovës por edhe Policinë, njësitet speciale, veçanërisht kemi edhe bomba termonukleare, që rajoni nuk i ka. Pra, kemi armatim të cilin dora e parë në Ballkan i ka ushtria e Kosovës, nga Turqia. Kemi tani së fundmi edhe armatim me topa, me predha, që nuk i kemi pasë më herët dhe të gjitha këto falë mbështetjes së Republikës së Turqisë”– ka deklaruar Sllamniku. Krypometri ka kontaktuar me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për të verifikuar këtë pretendim. Të dhënat që Krypometër i ka siguruar tregojnë që armë të tilla nuk i posedon Forca e Sigurisë së Kosovës. Në faqen e prokurimit publik ku listohen paisjet dhe tenderët për furinizime nuk ka të publikuara kontrata për armë të tilla. “ NE nuk kemi armë termo-nukleare. FSK ka raketahedhës me predha termo-barike që janë të destinuara kundër tankeve dhe kundër fortifikimeve të betonuara (bunkerëve). Janë të fuqishme por jo në masën për të shkatërruar Beogradin”– ka thënë Maqedonci në deklaratë për Krypometrin me datë 15/11/2023. Raportimet e rreme për armë të rreme për FSK-në janë shtuar në kohën e krizës në veriun e Kosovës. Dhjetëra publikime janë regjistruar me përmbajtje që FSK blenë apo furnizohet me këtë apo atë armë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software