schema:text
| - Manipulimi i dokumentarit për Gorbaçovin duke iu atribuar Kurtit e Osmanit
Deklarata
Video me mbishkrimin VETËVENDOSJE, në të cilën shfaqen një dokumentar në gjuhen spanjolle
Vlerësimi
Rrenë
Video me mbishkrimin VETËVENDOSJE, në të cilën shfaqen një dokumentar në gjuhen spanjolle është e manipuluar. Në videon reale e cila është publikuar në vitin 2018 është një dokumentar i shkurtë, në të cilin paraqitet vepra dhe puna e ish-Presindetit të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov. Në videon reale nuk është Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe as Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Artikulli
Më 07.06.2024, një profil në Facebook ka publikuar (arkiva 1, 2 dhe 3) një video dokumentar në gjuhën spanjolle me mbishkrimin VETËVENDOSJE.
Në video janë mbivendosur në disa sekuenca fotografitë e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani e madje edhe të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe të Milorad Dodik.
Në videon e publikuar në gjuhën spanjolle është bërë manipulimi në atë mënyrë që të krijonë përshtypjen se në video po krahasohet veprimtaria e liderëve (Albin Kurti, Vjosa Osmani, Aleksandër Vuçiq dhe Milorad Dodik) me atë të ish-Presidentit të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov.
Mikhail Gorbaçov ka qenë Presidenti i Bashkimit Sovjetik në kohën kur kishte rënë Bashkimi Sovjetik që njihet edhe si fundi i luftës së ftoftë që kishte nisur për përfundimit të luftës së dytë botërore.
Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër përmes kërkimit të fotografisë në ‘Google Lens’ ka gjetur video origjinale të publikuar në ‘Youtube’ më 22.10.2008, e cila dallon nga video e publikuar nga ky profil (arkiva 1, 2 dhe 3).
Në videon orgjinale shfaqet një dokumentar në gjuhën spanjolle që flet vetëm për Gorbaçov. Në asnjë sekuence të këtij dokumentari nuk flitet për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe tubimet e kësaj partie gjatë kohës sa ishin në opozitë.
Në videon origjinale nuk është janë as fotografitë e tjera të vendosura në videon e manipuluar, si: Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani e madje edhe të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe të Milorad Dodik.
Mikhail Gorbaçov u bë delegat në Kongresin e Partisë Komuniste në vitin 1961, ndërsa në vitin 1985 ishte zgjedhur sekretar i përgjithshëm i Partisë.
Ai u bë presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik në vitin 1990 dhe fitoi çmimin Nobel për Paqe po atë vit. Ai dha dorëheqje në vitin 1991 dhe që atëherë kishte themeluar Fondacionin Gorbaçov dhe ishte aktiv në çështjet sociale e politike. Gorbaçov ka vdekur më 30.08.2022 në Moskë, në moshën 92 vjeçare..
Perestrojka ishte një lëvizje reformatore politike brenda Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (PKBSH) gjatë fundit të viteve 80′ e filluar nga sekretari i përgjithshëm Mikhail Gorbaçov dhe reforma politike e tij.
Krypometri ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i cili i ka thënë se video është e manipuluar dhe nuk ka të bëjë asgjë me Vetëvendosjen.
“Kjo video është totalisht e manipuluar që është nxjerrë nga një dokumentar që nuk ka lidhje me Vetëvendosjen e as Albin Kurtin dhe as që permenden diku”- ka thënë Manxhuka.
Edhe Egnesa Vitia, këshilltarja e Presidentës Vjosa Osmani- Sadriu ka thënë se video është e manipuluar dhe se Presidentja nuk ishte pjesë e një dokumentari të tillë në gjuhën spanjolle.
|