About: http://data.cimple.eu/claim-review/3262926767791130a9bef125ed65d1ff77fa6201257fb318e4d66edb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ramush Haradinaj - Foto: Facebook Ramush Haradinajn e Tradhtojnë Fjalët për ‘Ushtarët’ e Lotsjellësit Deklarata Ramush Haradinaj (16.10.2015): “Ose do t’i lirojmë ata ose do ta arrestojmë kryeministrin Mustafa në emër të popullit” Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Kryeministri Ramush Haradinaj i ka ndërruar fjalët sa i përket deputetëve të arrestuar për hedhje të lotsjellësit. Ai me datën 19 shkurt 2016 kishte ‘kërcënuar’ me arrestimin e kryeministrit, Isa Mustafa “në emër të popullit”, si reciprocitet për arrestimin e 9 deputetëve të opozitës. Tash, ai i ka tradhtuar ‘ushtarët’ e lotsjellësi. Nga petku i kryeministrit, Harandinaj më nuk i mbron deputetet që kanë hedhur lotsjellës. Artikulli Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dikur ishte në krye të protestave të opozitës kundër demarkacionit dhe Asociacionit, sot ka qëndrim të ndryshëm nga ajo që mendonte dhe thoshte dikur për arrestimin e deputetëve të ‘lotsjellësit’. “Ose do t’i lirojmë ata ose do ta arrestojmë kryeministrin Mustafa në emër të popullit”, kishte deklaruar Haradinaj në ditët kur si opozitë bashkë me Vetëvendosjen protestonte në rrugë e sallë të Kuvendit kundërdy marrëveshjeve kontradiktore të qeverisë Mustafa. “… nuk është anarki, është vendosje e rendit dhe ligjit në vend. Dikush po i jep vetës të drejtë që diciplinimin e opozitës me e bo edhe me polic edhe me prokuror. Çka i ka mbet tjetër këtij populli? Pos edhe ky me masa të njejta me jau kthy atynne njerëzve”, kishte deklaruar në një intervistë për KTV-në me 16 tetor 2015 (deklaratën mund ta ndiqni në videon e bashkangjitur, nga minuta 19:05). Sot, pas arrestimit të deputetëve të Vetëvendosjes, Haradinaj në deklaratën e dërguar per media thotë se nuk do t’u qëndrojë prapa deputetëve me të cilët dikur ishte bashkë, nëse ata nuk respektojnë gjyqësorin. “Kundërshtimet ndaj institucioneve të gjyqësorit, dalin në terren tjetër, me precedent të rrezikshëm për vendin. Si kryetar i Qeverisë sot, ju them se kam po ato qëndrime që kisha si kryetar partie, ku secili nga ne i jemi përgjigjur gjyqësorit. Gjyqësori, edhe ashtu në vështirësi, dobësohet edhe më tepër, kur deputetët e zgjedhur e kundërshtojnë atë. Nuk do të jem në përkrahjen tuaj, kur jeni në kundërshtim të gjyqësorit, pasi edhe më parë u kam kërkuar edhe kolegëve të mi, por edhe vet e kam respektuar gjyqësorin” , thuhet në deklaratën e kryeministrit Haradinaj.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software