About: http://data.cimple.eu/claim-review/3277d934dbde8204245b677f1031951afa39f704aff0462a615703d9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Escobar përfaqëson lobet serbe në SHBA Deklarata Gabriel Escobar NUK E PËRFAQËSON politikën e jashtme të ShBA-së. Ai përfaqëson lobet e fuqishme serbe në ShBA Vlerësimi Me kos Konstatimi “Gabriel Escobar NUK E PËRFAQËSON politikën e jashtme të ShBA-së. Ai përfaqëson lobet e fuqishme serbe në ShBA” nuk është i bazuar në fakte. Në postim nuk është ofruar asnjë dëshmi dhe nuk është cituar asnjë burim që e mbështet përfundimit se “Escobar… i përfaqëson lobet e fuqishme serbe në SHBA”. Gabriel Escobar është përfaqësues i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe i njëjti e përfaqëson politikën e SHBA-ve. Artikulli Më 3 shkurt 2023, faqja e Facebook-ut “Pelqeje faqen nese e perkrahe Albin Kurtin per kryeministër”, ka publikuar një fotografi të përfaqësuesit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me ambasadorin e Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq. Në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndër të tjera, thuhet se “Gabriel Escobar NUK E PËRFAQËSON politikën e jashtme të ShBA-së. Ai përfaqëson lobet e fuqishme serbe në ShBA”. Në artikull nuk është paraqitur asnjë fakt që e dëshmon konstatimin se “Escobar… i përfaqëson lobet e fuqishme serbe në SHBA”. Teksti përmban përfundime që nuk mbështeten me asnjë burim kredibil të informacionit dhe nuk citon ndonjë deklaratë zyrtare e cila thotë se Escobar përfaqëson lobet serbe. Fotografia e shpërndarë nga kjo faqe është publikuar më 1 dhjetor 2022 në rrjetin social Instagram, në faqen zyrtare të Gjuriq. “Sot, kam shijuar me orë të tëra diskutimin frymëzues mbi marrëdhëniet Serbi-SHBA dhe një shëtitje nëpër peizazhet e vjeshtës në #Washington DC në shoqërinë e mirë të Escobar. Ndryshe nga moti, paksa i zymtë, perspektivat e bashkëpunimit tonë dypalësh janë të ndritshme dhe premtuese”- ka shkruar Gjuriq në Instagram.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software