About: http://data.cimple.eu/claim-review/32ab90a9b096180f691b90f72ce8c4c57344e1540a52d2892571eb15     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e fabrikuar e Albin Kurtit i cili portretizohet rrejshëm si lideri i Koresë së Veriut Deklarata Fotografia e Kryeministrit Albin Kurti me stil të flokëve e të veshuar njëjtë si lideri i Koresë së Veriut, Kim Yong Un Vlerësimi Rrenë Është e fabrikuar fotografia e Kryeministrit Albin Kurti me stil të flokëve e të veshuar njëjtë si lideri i Koresë së Veriut, Kim Yong Un. Edhe mbishkrimi i vendosur mbi këtë fotografi që thot “Voto Vetëvendosjen qe ta bejm Kosoven si Korea e Veriut”- është i rremë pasi i njëjti nuk është sllogan i Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo fotografi është publikuar në kohë të fushatës elektorale. Me vendim të presidentes Vjosa Osmani, Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen më 09.02.2025, proces ky i parë si i rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Artikulli Më 28.11.2025, faqja Komente Politike ka publikuar një fotografi (arkiva) të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me një stil të flokëve e rroba të njëjta si lideri i Koresë së Veriut, Kim Yong Un. “Voto Vetëvendosjen qe ta bejm Kosoven si Korea e Veriut”- thuhet në mbishkrimin e kësaj fotografie të cilës i është vendosur numri i Lëvizjes Vetëvendosje 118, për Zgjedhjet që pritet të mbahen më 09.02.2025. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër përmes Google Fact Check Tools ka gjetur se në fotografinë reale është Kim Yong Un, udhëheqësi i Koresë së Veriut (shih: këtu dhe këtu). Tutje, përmes aplikacionit tjetër PimEyes, Krypometër ka gjetur se fotografia është manipuluar duke u vendosur fytyra e kryeministrit Albin Kurti në këtë fotografi. Krypometër ka kërkuar në internet edhe në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk ka gjetur ndonjë sllogan që thot “Në këtë fotografi është vendosur mbishkrimi “Voto Vetëvendosjen qe ta bejm Kosoven si Korea e Veriut”. Lëvizja Vetëvendosje është duke garuar në Zgjedhjet e këtij viti me sloganin “Cep më cep”. Kjo fotografi është publikuar në kohë të fushatës elektorale. Me Vendim të presidentes Vjosa Osmani, Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen më 09.02.2025, procesi i parë ky i rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Albin Kurti është Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministër i Kosovës, e njëkohësisht edhe kandidat për Kryeministër për një mandat të ri, në Zgjedhjet që pritet të mbahen më 09.02.2025. Kurti ka qenë Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tri mandate me radhë. Ai ka shërbyer gjithashtu si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitet 2011-2014. Në Zgjedhjet e mbajtura më 14.02.2021 lista e LVV fitoi 50.28% të votave, ndërkaq Qeveria Kurti 2 u votua më 22.03.2021. Kurti është duke vazhduar fushatën elektorale në të gjithë Kosovën, duke prezantuar Programin e Lëvizjes Vetëvendosje me synimin për të marrë edhe një mandat për Kryeministër. Kundërkandidatë të Kurtit janë Bedri Hamza nga Partia Demoraktike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Harandinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 10 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software