About: http://data.cimple.eu/claim-review/335e97d72c750671e4ddb95a3911215b808af53539ec9895da7b46b6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimet e ekzagjeruara për bashkim të komunave Deklarata Sa per fillim, deri sa nje dite do te shkruaj Komuna e Mitrovices. (pa veri e pa jug) Vlerësimi Me kos Postimi “Sa per fillim, deri sa nje dite do te shkruaj Komuna e Mitrovices. (pa veri e pa jug)” është i ekzagjeruar. Ministria e Pushtetit Lokal ka thënë se nuk ka asnjë iniciativë të tillë dhe se në këtë moment nuk mund bëhet një bashkim i tillë i komunave. Edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore e ka mohuar një gjë të tillë. Artikulli Më 20 qershor 2023 faqja “Diaspora me Albinin” shpërndau një shkrim me titull “Sa per fillim, deri sa nje dite do te shkruaj Komuna e Mitrovices. (pa veri e pa jug)”. Ky lajm është ilustruar me një fotografi të emrit dhe llogos së re të Komunës së Mitrovicës së Veriut, në të cilën shkruan: “Komuna e Mitrovicës së Veriut, Republika e Kosovës”, e që nuk ka qenë më herët, derisa qeverisjen e mori kryetari aktual Erden Atiq. Në ligjin për vetëqeverisje lokale të MAPL-së thuhet se: “Komunat kanë emrat dhe kufijtë e tyre, si përshkruhet në Ligjin për Kufijtë administrativ të Komunave dhe mund të ndryshohen vetëm në përputhje me atë ligj. “Simbolet e komunave mund të miratohen, apo ndryshohen me dy të tretën (2/3) e votimit të kuvendit të komunës, pas konsultimit publik gjithëpërfshirës”- thuhet në ligjin për vetëqeverisje lokale. Komuna e Mitrovicës së Veriut është themeluar bazuar në pakon e Ahtisarit e cila parashihte që dy komunat e reja të Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore duhet ta zëvendësojnë ish komunën e Mitrovicës. Për herë të parë në këtë komunë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar në vitin 2014, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë. KALLXO.com ka kontaktuar me ministrin e pushtetit lokal Elbert Krasniqi i cili ka thënë se një inicitivë e tillë nuk ekziston dhe nuk mund të realizohet. “Ky është një pretendim i rremë dhe qëllimkeq. Është dezinformatë, pasi nuk ka asnjë iniciativë e as diskutim që dy komuna të shkrihen në një të vetme, në Mitrovicë”- ka thënë Krasniqi. Ai ka thënë se për ndryshimin e ligjit për Kufinjë Admnistrativ të Komuanve duhet të votohet në Kuvend me shumicën e dyfishtë; pra përveç ⅔ e votave të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës duhen edhe ⅔ e votave të shumicës së deputetëve që mbajnë vende të rezervuara, pra që vijnë nga komunitetet. KALLXO.com ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq i cili ka thënë se nuk ka një tendencë dhe iniciativë të tillë. “Jo, nuk është e vërtetë aspak, kjo është një informatë e rrejshme dhe nuk e kuptoj kush e ka publikuar. Pra, është një dezinformatë”– tha Erden Atiq për KALLXO.com.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software