About: http://data.cimple.eu/claim-review/34f0f60fc3ea346f8fc1a748c0df14e5a94488ddfd39bced29551a25     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Policia e Kosovës Media serbe raporton se autobusit me serb iu thye një xham i dritares në Mitrovicë DeklarataFaqja e Internetit Vlerësimi E vërtetë Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një autobus me targa RKS-së i është dëmtuar një xham i dritares. Policia e Kosovës ka thënë se nuk është lënduar asnjë person dhe se rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës. Artikulli Më 27 tetor 2022 në faqën e interentit, kosovo-online.com është publikuar një artikull me titull: Repanoviq: Me gur e thyen xhamin në mes të autobusit, për fat nuk kishte të lënduar. Kjo përmbajtje është shpërndarë edhe në Facebook në faqen Kosovo Online. Në artikull është cituar Vesko Repanoviq, i cili është prezantuar si pronar i autobusit që është gjujtur me gurë më 26 tetor 2022, në Mitrovicën e Jugut. Repanoviq ka thënë se ka qenë duke vozitur në momentin e ngjarjes. “Po shkonim nga Gorazhdeci për në Beograd kur hymë në Mitrovicën Jugore rreth orës 22:30. Në automjet kishte shumë fëmijë dhe një foshnjë. Papritur, dëgjuam një zhurmë dhe pamë se xhami në mes të autobusit ishte thyer. Fëmijët u trembën dhe të tjerët në autobus u tronditën, foshnja po qante, fatmirësisht askush nuk u lëndua, kalojmë çdo ditë aty dhe ata e dinë saktësisht se është autobus serb dhe koha kur kalojmë ne”, thuhet në artikull. Repanoviq kishte thënë për Kosovo-online.com se ngjarja kishte më 26 tetor 2022, rreth orës 22:30. Në fund të artikullit thuhet se Vesko Repanoviq e kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës në Mitrovicën Jugore. KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë në rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zahiti. Ai ka deklaruar se një rast i tillë është raportuar në Policinë e Kosovës, mirëpo vozitësi nuk ka qenë serb, ashtu siç ka raportuar Kosovo-online.com. Zahiti tregoi se ankesën në polici e ka bërë një shqiptar nga Kosova, por duke mos dhënë detaje nëse i njëjti ishte shofer i autobusit. “Mbrëmë në ora 23:15, nga ana e ankuesit mashkull/kosovar/shqiptar, është raportuar se në rrugën ‘Kuvendi i Lezhes’ në Mitrovicë, derisa ishte duke drejtuar autobusin me targa të RKS, i është dëmtuar një xham i dritares së autobusit. Nuk raportohet për të lënduar. Është njoftuar Prokurori i cili ka sugjeruar që rasti të inicohet ‘Dëmtim prone’” – ka thënë Zahiti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software