About: http://data.cimple.eu/claim-review/3664db142e5e7084f9dacbaf90710e9e3fb323deb0151b76061357f7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ekzagjerimi i një deklarimi të bërë nga Albin Kurti për njohje nga Serbia Deklarata NDODH AJO QE NUK PRITEJ , ALBIN KURTI THOTE QE KOSOVEN DO E NJOH SERBIA?” Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “NDODH AJO QE NUK PRITEJ , ALBIN KURTI THOTE QE KOSOVEN DO E NJOH SERBIA?” nuk është i bazuar në fakte. Në artikull nuk është ofruar asnjë fakt që e mbështet konstatimin e bërë në titull se deklarimi i kryeministrit Albin Kurti për njohje nga Serbia është diçka që nuk pritej. Kurti disa herë ka deklaruar se arritja e marrëveshjes në Ohër është pranim de-fakto i Kosovës nga Serbia. Artikulli Më 27 mars 2023 faqja e internetit promakale.com ka publikuar një artikull me titull: “NDODH AJO QE NUK PRITEJ , ALBIN KURTI THOTE QE KOSOVEN DO E NJOH SERBIA?” Në artikull nuk është ofruar asnjë fakt apo deklarim që e mbështetë konstatimin në titull se deklarimi i kryministrit të Kosovës, Albin Kurti, për njohjen e Kosovës nga Serbia është diqka që nuk pritej. Edhe pse në titull është vendosur deklarimi i Kurtit për njohje nga Serbia, në artikull nuk citat i tillë mungon. Në artikull ndër të tjera thuhet se “Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në takimet me drejtuesit e institucioneve në Shqipëri, ka marrë mbështetjen se me marrëveshjen e Ohrit, ka ndodhur njohja de facto e Republikës së Kosovës nga Serbia”- pra përmendet vetëm njohja de facto. Po ashtu, edhe në një intervistë për Top Channel Albania, kryeministri Kurti ka folur për nenin 7 të marrëveshjes që parasheh vet-menaxhim nga komuniteti serb. Kryeministri Kurti, disa herë deri më tani, ka thënë se me arritjen e marrëveshjes së Ohrit është arritur njohja de facto nga Serbia. Kurti në shumë raste e ka përmendur nevojën që Serbia ta njohë Kosovën si shtet i pavarur edhe de-jure. Edhe nëse e ka deklaruar një gjë të tillë, kjo nuk mund të cilësohet si diçka që nuk pritej.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software