About: http://data.cimple.eu/claim-review/38351c2daf831a1e00ab90e9de4c1d163c6bbe29b0a15f1603003469     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Raportimi i ekzagjeruar i zëvendësministrit te Haradinaj për ‘Djathin e Sharrit’ Deklarata Faton Thaçi: U themelua grupi punues në përbërje të anëtarëve nga API/MTI, Instituti Kosovar i Pronësisë Intelektuale si OJQ, Shoqatat e prodhimit të “Djathit të Sharrit”, përfaqësuesit e MBPZhR dhe AUV, si ekip për finalizimin e projektit Treguesit Gjeografikë të “Djathit të Sharrit” është caktuar target në muajin prill aplikimi nga prodhuesit e “Djathit të Sharrit”, për marrjen e treguesit gjeografik për të vazhduar me verërat e Kosovës si tregues gjeografikë me origjinë nga Rahoveci dhe Suhareka. Vlerësimi Me kos Zëvendësministri e ka ekzagjeruar kur i ka shpjeguar kryeministri punët e bëra. Ai i kishte thënë kryeministrit se në muajin prill synohej që të bëhen aplikimet dhe prodhuesit e djathit të Sharrit për marrjen e treguesit gjeografik, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Madje në ministri thonë se kjo është vetëm një shprehje interesi. Artikulli Zëvendësministri në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, ka raportuar te kryeministri se gjatë 100 ditëve të para si zëvendësministër është angazhuar për regjistrimin e Treguesve Gjeografikë të “Djathit të Sharrit”. Ai ka thënë se për jetësimin e Ligjit për Treguesit Gjeografikë dhe për Emërtimet e Origjinës më 15 shkurt ka organizuar dhe ka udhëhequr takimin ekipor për Treguesit Gjeografikë për “Djathin e Sharrit” në bashëpunim me Ambasadën e Francës, Institutin Kosovar të Pronësisë Intelektuale si OJQ, Shoqatat e prodhimit të “Djathit të Sharrit”, Agjencinë e Pronësisë Intelektuale/MTI, përfaqësuesit e MBPZhR-së dhe AUV-it. Po ashtu Thaçi ka raportuar te kryeministri Haradinaj se si ekip për finalizimin e projektit, Treguesit Gjeografikë të “Djathit të Sharrit”, si target është caktuar muaji prill për aplikim nga prodhuesit e “Djathit të Sharrit” për marrjen e treguesit gjeografik. “U themelua grupi punues në përbërje të anëtarëve nga API/MTI, Instituti Kosovar i Pronësisë Intelektuale si OJQ, Shoqatat e prodhimit të “Djathit të Sharrit”, përfaqësuesit e MBPZhR dhe AUV, si ekip për finalizimin e projektit Treguesit Gjeografikë të “Djathit të Sharrit” është caktuar target në muajin prill aplikimi nga prodhuesit e “Djathit të Sharrit”, për marrjen e treguesit gjeografik për të vazhduar me verërat e Kosovës si tregues gjeografikë me origjinë nga Rahoveci dhe Suhareka”, thuhet në raportin e punës së zëvendësministrit Faton Thaçi. KALLXO.com ka pyetur Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nëse ky projekt ka përfunduar në muajin prill, siç i kishte raportuar zëvendësministri Thaçi kryeministrit Haradiaj. Por MTI e ka përgënjeshtruar Thaçin duke thënë se në Agjencinë për Pronësi Industriale nuk ka ekzistuar apo nuk ekziston asnjë projekt i tillë i veçantë për Treguesit Gjeografikë të “Djathit të Sharrit”. “Por ka ekzistuar një shprehje interesi, nga grupe interesi të disa përpunuesve të produkteve të qumështit nga rajoni i Sharrit që në veprimtarinë e tyre ekonomike dhe prodhuese të shfrytëzojnë mundësitë ligjore që të përcaktojnë origjinën e produkteve të tyre e posaçërisht djathit, duke shfrytëzuar të drejtën ligjore për përcaktimin e rajonit nga përfitohet dhe marrja e shenjës bazuar në ligj si produkt me prejardhje gjeografike apo i përfituar në regjionin e njohur siç është regjioni i Sharrit”, thuhet në përgjigjen e MTI-së për KALLXO.com. MTI ka thënë që nuk është bërë asnjë kërkesë për një regjistrim të tillë bazuar në ligj. “Andaj përderisa nuk ka një kërkesë për regjistrim të një treguesi gjeografik si “pronë private” ende askush nuk ka marrë një emërtim të tillë sipas ligjit”, vazhdon përgjigja e MTI-së. Në përgjigjen e MTI-së thuhet që ata si institucione kanë krijuar të gjithë infrastrukturën ligjore dhe institucionale për realizimin e një shërbimi të tillë për bizneset, nëse ato e konsiderojnë frytdhënëse për veprimtarinë në të cilën punojnë. “Siç u tha me lart ende nuk ka një regjistrim të tillë për treguesit gjeografikë, se kur planifikohet këtë nuk mund ta dimë ne si institucione sepse kjo kërkesë apo “aplikacion” bazuar në ligj duhet të bëhet nga subjekte private dhe është në shërbim të tyre”, përfundon përgjigja e MTI-së për KALLXO.com. KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Faton Thaçi. Po ashtu më poshtë gjeni shkrimin për raportin e punës që tashmë ish-zëvendësministri i MTI-së, Faton Thaçi ia ka dorëzuar kryeministrit Haradinaj. https://kallxo.com/zevendesministri-i-raporton-haradinajt-per-treguesit-gjeografike-te-djathit-te-sharrit/
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software