schema:text
| - Rrena se FedEx po shpërndan ndihma për qytetarët në vlerë monetare
Deklarata
Ndihma financiare në vlerë prej 350,000 eurosh është vënë në funksion me qëllimin për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Dhe kjo shumë u ofrohet 100 personave në të gjithë boten
Vlerësimi
Rrenë
Postimi i bërë në emër të FedEx që thot se “ndihma financiare në vlerë prej 350,000 eurosh është vënë në funksion me qëllimin për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Dhe kjo shumë u ofrohet 100 personave në të gjithë boten”- është i rremë. Kompania FedEx- Dega në Kosovë nuk është duke shpërndarë ndihma financiare për qytetarët e Kosovës. Agon Hoxha, drejtor i Degës së FedEx në Kosovë, ka thënë se njoftimi është i rremë dhe se i njëjti do të raportohet në Policinë e Kosovës.
Artikulli
Më 03.02.2025, faqja në Facebook MARITIME FEDEX EXPERTS (arkiva) ka publikuar një lajm për shpërndarjen e një ndihme financiare, në vlerë më shumë se 300,000 euro.
“Përshëndetje zotëri ose zonje, ju uroj gëzuar vitin e ri 2025, u realizofshin te gjitha dëshirat tona. Po shfrtëzoj këtë kanal për t’ju informuar se ndihma financiare në vlerë prej 350,000 eurosh është vënë në funksion me qëllimin për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Dhe kjo shumë u ofrohet 100 personave në të gjithë boten. Pra, nëse jeni të interesuar për këtë ofertë donacioni, ju lutemi të kontaktoni për më shumë informacion. Ju lutemi klikoni në lidhjen për të kontaktuar agjencinë tonë për më shumë informacion…..”,- shkruan në infografikën e publikuar.
Kjo faqe më poshtë ka opsionin për të biseduar edhe përmes platformës WhatsApp, e të cilës i ka shkruar Krypometër.
Kjo faqe ka dërguar një Formular për ta plotësuar për Kompaninë e transportit, ku kërkohen: emri, mbiemri, datëlindja e adresa e plotë, pasi që sipas tyre dorëzimi do të bëhet në shtëpi.
“Ju keni fituar një xhekpot prej 350.000€ eurosh, i cili do të paketohet nga kompania e transportit FedEx dhe do të sjellë në shtëpinë tuaj pasi të përfundojnë procedurat”, – thuhet në përgjigjen e tyre.”- thuhet në përgjigjen e tyre.
Kjo shumë e parave prezantohet si ndihmë financiare për popullin.
Emri im është SILVIA TSAPOVSVAKA. UNË JAM CEO i KOMPANISË TË MADHE FEDEX. SHTETI SHQIPTAR kryesisht mori një vendim të madh i cili PËRFAQËTËN NDIHMË FINANCIARE PËR ÇDO QYTETAR TË SHQIPËRISË, KOSOVËS, MAQEDONISË ETJ. Kjo është ndihmë financiare e pakthyeshme. UNË JAM MENAXHER I PËRGJITHSHËM QË DO JU NDIHMOJ NË NEVOJEN E KËTË MIRËSISË GJATË KËTË RASTI. VETËM JU KËRKOJMË TË JENI BESNIK DHE TË NDERSHËM QË TË MUND TË PËRFITONI NGA KËTO PËRFITIME TË SIGURUARA NGA SHTETI”,- thuhet tutje në përgjigjen e kësaj faqeje.
Krypometër ka kontaktuar edhe me Kompaninë FedEx- Dega në Kosovë për të marrë një qëndrim të tyre rreth këtij lajmi, e të cilët kanë thënë se ka pasur telefonata të shumta nga qytetarët për të kuptuar më shumë rreth këtij shpërblimi.
“Ju konfirmojmë se KCC SHPK, si përfaqësues i FedEx në Kosovë, nuk ka asnjë lidhje me këtë shpërblim prej 350,000 eurosh, që po qarkullon në rrjete sociale. Ky është një mashtrim dhe keqpërdorim i emrit dhe logos së FedEx. Gjithashtu, ju konfirmojmë se personi i përmendur, Silvia Tsapovsvaka nuk punon për KCC SHPK dhe nuk përfaqëson FedEx në asnjë mënyrë.”- thuhet në përgjigjen me shkrim të Agon Haxhës, drejtor i Degës së FedEx në Kosovë.
Haxha ka shtuar se këtë rast do ta procedojnë në institucionet përkatëse.
“Do të njoftojmë autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë e Kosovës, për këtë rast duke vënë në dispozicion të gjitha informacionet që kemi marrë për të ndihmuar në identifikimin e përgjegjësve dhe parandalimin e mashtrimeve të tilla në të ardhmen.”- ka thënë Haxha.
|