About: http://data.cimple.eu/claim-review/38df5af8b4bf35ec10ed25d58738f8f6b717830c939e45a4f946b1ca     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë se Dardan Molliqaj është pro formimit të Asociacionit Deklarata Dardan Molliqaj nje mendje si Vuciq: Serbët s’kthehen në institucionet e Kosovës pa nisur implementimi i Asociacionit Vlerësimi Me kos Titulli “Dardan Molliqaj nje mendje si Vuciq: Serbët s’kthehen në institucionet e Kosovës pa nisur implementimi i Asociacionit” nuk është i mbështetur në fakte. Në artikull nuk është cituar asnjë burim që e mbështet konstatimin e bërë në titull. Kryetari i partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj nuk ka dhënë qëndrime sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por i ka komentuar veprimet e Qeverisë së Kosovës në bisedimet në Bruksel dhe pasojat e dorëheqjes së serbëve nga pozitat që kishin në Policinë e Kosovës. Artikulli Më 30 nëntor 2022, në faqen e internetit “web.news34posts.com” është publikuar një informacion me titullin “Dardan Molliqaj nje mendje si Vuciq: Serbët s’kthehen në institucionet e Kosovës pa nisur implementimi i Asociacionit”. Ky informacion është shpërndarë edhe në faqet e Facebook-ut: Estrada Shqiptare dhe Hiteshqipvideo. Përmbajtja i referohet një deklarate të kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj lidhur me kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet kosovare. Ai citohet të ketë thënë se “është e qartë që serbët nuk do të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës pa filluar implementimi i Asociacionit”. Por, në artikull në asnjë vend nuk është mbështetur konstatimi i bërë në titull se “Dardan Molliqaj një mendje si Vuciq”. Përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës pas shkarkimit të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, për shkak të refuzimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave. Në anën tjetër, Kosova ndodhet përballë presionit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell nga takimet ndaras me dy palët, ka theksuar se serbët e Kosovës duhet të kthehen nëpër institucione dhe se Kosova duhet të harmonizojë veprimet e saj në lidhje me targat dhe të fillojë negociatat për themelimin e Asociacionit. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një nga marrëveshjet më të diskutueshme në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software