About: http://data.cimple.eu/claim-review/3a3dca217fb3bc1301ed80b87e7dd69452c00117c4778f200240ed05     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Mytaher Haskuka (LVV). Foto: Kallxo.com Zvarritja e Emërtimit të Rrugëve në Prizren Deklarata Mytaher Haskuka: Për tabelat për emërtimin e rrugëve, tri herë është anuluar tenderi për shkak të problemeve se kush e ka marrë tenderin, në momentin që hiqet kjo besoj që duhet të vazhdojmë. Besoj që 3-4 muajt e parë e gjitha është gati veç është anuluar tenderi. Vlerësimi Me kos Meqë ‘alibia’ për zvarritjen e tenderit për emërtimin dhe sinjalizimin e rrugëve i mbetet kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka, krypometri ka vlerësuar se deklarata e tij bie në kategorinë e tretë, atë “me kos”. Procedurat e tenderimit është dashur të përmbyllen deri më tani. Zvarritja e tyre është shkas pse edhe do të hulumtohet kjo lëndë nga KALLXO.com. Përkundër dhënies së ‘alibisë’, përfundimi i punëve brenda afateve është shumë me rëndësi dhe duhet të shënohet. Artikulli Duke qenë një ndër vendet më atraktivë për turistët në Kosovë, qyteti i Prizrenit ende nuk ofron orientim adekuat në rrugë. Emërtimi dhe sinjalizimi i rrugëve në Prizren ende nuk është bërë. Komuna po arsyetohet se zvarritja po bëhet për shkak të problemeve me tenderim të këtij shërbimi. Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka në debatin e balotazhit kishte premtuar se kjo çështje do të zgjidhej brenda katër muajve të qeverisjes së tij. “Për tabelat për emërtimin e rrugëve, tri herë është anuluar tenderi për shkak të problemeve se kush e ka marrë tenderin, në momentin që hiqet kjo besoj që duhet të vazhdojmë. Besoj që 3-4 muajt e parë e gjitha është gati veç është anuluar tenderi”, kishte thënë Haskuka. Ai u betua si Kryetar më 22 dhjetor të vitit 2017, që do të thotë se kanë kaluar më shumë se katër muaj të qeverisjes së tij. Sipas Haskukës, edhe në këtë kohë komuna po vazhdon të përballet me problem në procedura të prokurimit dhe sinjalizimi dhe emërtimi i rrugëve ende nuk është bërë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software