Postimi i rremë për dhurim të parave për shqiptarët
Deklarata
Dhuroj para për 10 qytetarë shqiptarë pasi të shërbej në jetimore dhe kisha
Vlerësimi
Rrenë
Postimi i bërë në emër të një gruaje me origjinë shqiptare se gjoja e njëjta do të “dhuroj para për 10 qytetarë shqiptarë pasi të shërbej në jetimore dhe kisha” është i rremë. Në këtë postim janë përdorë fotografitë e një gruaje nga Ukraina, të quajtur Galina Krukovets. Ajo nuk është me origjinë shqiptare dhe nuk ka thënë se do të dhurojë para për shqiptarët.
Artikulli
Më 13 prill 2023, në faqen në “Facebook”, “Albana GUÇI Donacion” janë publikuar disa fotografi të një gruaje që thuhet se është me origjinë shqiptare.
Në përshkrim të atyre fotografive thuhet se gruaja është duke vdekur dhe se ka vendosur që “të dhuroj para për 10 qytetarë shqiptarë pasi të shërbej në jetimore dhe kisha”.
Mbishkrimi është i sajuar ndërsa fotot i përkasin një gruaje nga Ukraina, e quajtur Galina Krukovets.
Llogaria e facebook-ut ka marrë fotot në ueb faqen “Okigo.ru”, nga përdoruesja Krukovets.