About: http://data.cimple.eu/claim-review/3b2517f68a73fa8b3b29b3b98f97a0ae244443ba54ca66f1e6711324     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i ekzagjeruar rreth një opinioni për përbërjen etnike të një pjese të Kosovës Deklarata “S’kandaloze! Profesori nga Kosova : Serbët janë Autoktonë , Shqiptarët janë të ardhur…” Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “S’kandaloze! Profesori nga Kosova : Serbët janë Autoktonë , Shqiptarët janë të ardhur…” është i ekzagjeruar. Në postimin e bërë, analisti Isa Mulaj flet vetëm për përbërjen etnike në shekullin e XV dhe jo për gjithë historinë e përbërjes etnike. Ai në postim nuk thotë se në Kosovë, serbet janë autokton dhe shqiptarët e ardhur. Artikulli Më 28 maj 2023, faqja “Albania Today” publikoi një artikull me titull “S’kandaloze! Profesori nga Kosova: Serbët janë Autoktonë , Shqiptarët janë të ardhur…”. Lajmi është shpërndarë edhe në faqe të tjera si: Gjithcka nga Bota, Fol Shqip, Rreth Botës, Origjinale dhe Epoka Shqip. Artikulli është bazuar në një shkrim të hulumtuesit Isa Mulaj, por i njëjti është nxjerrë jashtë kontekstit. Brenda këtij artikulli i cili ka qarkulluar në internet, është vënë një paragraf ku thuhet se është deklarim i zotit Mulaj. “Në vitin 1485 ose afër 100 vite pas Betejës së Kosovës, fshati Shushicë i komunës së Is.togut i kishte 38 familje, që të gjitha sllave/serbe. Shqiptarët e sotëm të Shushicës (duke i përfshirë edhe ata kudo qofshin sot), nuk kanë kurrfarë lidhje me banorët e vitit 1485 të Shushicës” – thuhet brenda artikullit. Mulaj ka shkruar për një fshat të komunës së Istogut dhe përbërjen etnike të banorëve të atij fshati në shekullin e XV. Në postimin e bërë, analisti Mulaj flet vetëm për përbërjen etnike në shekullin e XV dhe jo për gjithë historinë e përbërjes etnike. Në këtë paragraf po ashtu nuk përmenden specifikisht se serbët janë autoktonë e shqiptarët të ardhur.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software