About: http://data.cimple.eu/claim-review/3bf1798d0168d446d698df5d7c558722dc28b388bce9af208037b21e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Premtimi i Kurtit për numrin e ministrave dhe zëvendësministrave Deklarata Albin Kurti (04.02.2021) – “Nuk do të shkojmë përtej numrit të ministrive që i kemi pasur në pranverën e vitit 2020, atëherë i kemi pasur 15 ministri, do të synojmë më pak por jo më shumë. Nuk do të kemi më shumë se 2 zëvendësministra për ministri” Vlerësimi Hetimet vazhdojnë KRYPOMETRI do të vazhdojë monitorimin e mbajtjes së premtimit nga Albin Kurti nuk lidhje me numrin e ministrave dhe zëvendësministrave nëse ai do ta marrë pushtetin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Artikulli Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me ekipin e tij mbrëmë në #DebatPernime shpalosën ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Kurti ka treguar se sa zëvendësministra e ministra do t’i këtë qeverisja e tij nëse do të arrijë të fitojë zgjedhjet. “Nuk do të shkojmë përtej numrit të ministrive që i kemi pasur në pranverën e vitit 2020, atëherë i kemi pasur 15 ministri, do të synojmë më pak por jo më shumë. Nuk do të kemi më shumë se 2 zëvendësministra për ministri”, ka deklaruar Kurti në #DebatPernime. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në #Debat Pernime, më 26 shtator 2019 kishte shpalosur planin e tij qeverisës për zgjedhjet e 6 tetorit, duke deklaruar se qeveria e udhëhequr nga ai, do të zvogëlonte numrin e ministrive nga 21 në 12. “Imagjinojeni këtë situatë, nëse i shtoj vetëm edhe dy njerëz të tjerë duke drejtuar gishtin drejt ekipit prej dhjetë vetash, kjo është në fakt qeveria ime, dhe qeveria ime do të ketë vetëm 12 ministri”, kishte thënë Albin Kurti. E më 30 nëntor, Lëvizja Vetëvendosje, pas një takimi të mbajtur me LDK-në kishin lëshuar një komunikatë të përbashkët ku edhe ishin zotuar për 12 ministri. Por ky premtim nuk ishte mbajtur, më 2 shkurt 2020, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), arritën marrëveshjen për koalicion me ç’rast edhe njoftuan se numri i ministrive nuk do të ishte 12 ashtu siç ishte premtuar por do të ishte 15. Në debatin e mbrëmshëm, pjesë e “DebatPernime” përballë Jeta Xharrës përveç Albin Kurtit ishin edhe Glauk Konjufca, Arben Vitia, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli, Jeta Statovci, Mimoza Kusari dhe Rozeta Hajdari. Në një debat që zgjati më shumë se 2 orë, Albin Kurti dhe ekipi i tij shpalosën planet për luftimin e korrupsionit, depolitizimin e ndërmarrjeve publike, sundimin e ligjit, vetingun në gjyqësor, programin për shëndetësinë, politikat sociale dhe tema të tjera.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software