About: http://data.cimple.eu/claim-review/3c93ad18eaf522aeb8d4efd3c9bb66414bce653c56c887d73ceb4034     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Gjendja e të burgosurve në Siri ishte e rënduar, por fotografia është gjeneruar me AI Deklarata Shprehja e një të burgosuri që sapo ka dalë nga burgu nëntokësor i Sednaya në Siri është tronditëse Vlerësimi Me kos Fotografia e një personi poshtë një gremine e publikuar me përshkrimin “Shprehja e një të burgosuri që sapo ka dalë nga burgu nëntokësor i Sednaya në Siri është tronditëse”- është e fabrikuar. Kjo fotografi është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (AI). Përkundër faktit që fotografia është e publikuar me AI, gjendja e të burgosurve, të cilët janë liruar pas rënies së regjimit të Assadit në Siri, ishte e rënduar. Mediat ndërkombëtare kanë treguar për kushtet e vështira, në të cilat ishin mbajtur të burgosurit politik nga regjimi i Assadit. Artikulli Më 09.12.2024, faqja në Facebook Alb365 (arkiva) ka publikuar një informacion me titull “Bie regjimi i al-Assad/ Hapen “qelitë e kuqe” të burgut tre kate nën tokë”. Së bashku me këtë lajm është publikuar edhe një fotografi e një personi, për të cilin pretendohet se është një nga të burgosurit nga burgu “Saydnaya” në Siri. “Shprehja e një të burgosuri që sapo ka dalë nga burgu nëntokësor i Sednaya në Siri është tronditëse Tre kate nën tokë, ka një burg të njohur si “qelitë e kuqe” – Videot tregojnë rebelët duke thyer dyert dhe duke u thënë të burgosurve se janë të lirë Burgu Sednaya , i njohur si “thertorja njerëzore” e Sirisë , ra në duart e rebelëve të shtunën pasi sundimit të Bashar al-Assad i erdhi fundi….”- thuhet në postim. Krypometër ka analizuar fotografinë në fjalë dhe të njëjtën e ka kërkuar në internet, përmes makinës së kërkimit të fotografive Google Lens (arkiva). Krypometër ka gjetur se fotografia është shkëputur nga një video e publikuar në rrjetin social TikTok, nga një postim në faqen sanzaruu (arkiva dhe arkiva) të datës 03.12.2024. Faqja në fjalë ka bërë të ditur se video në fjalë është e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale. Në biografinë e faqes shkruhet se çdo gjë që publikohet në faqe është e gjeneruar me AI, e cila publikon çdo ditë video me përmbajtje të njëjtë me krijesa dhe merimanga gjigande. Edhe Deutsche Welle (DW) e ka cilësuar si të rreme fotografinë në fjalë. DW thot se sytë e hapur të burrit, pavarësisht dritës së shndritshme të drejtuar ndaj tij dhe lëvizjeve të panatyrshme të dorës së tij tregojnë, gjithashtu, se videoja është prodhuar me ndihmën e AI. Po ashtu, kontrolluesi i fakteve Misbar thot se hetoi imazhin viral dhe zbuloi se ishte i rremë. Sipas Misbar, imazhi ishte marrë nga pamjet e krijuara nga AI. Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), pas gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500,000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona të tjerë. Presidenti i rrëzuar i Sirisë, Bashar al-Assad ka thënë se ishte larguar nga vendi në orët e vona më 08.12.2024, pasi një bazë ajrore ruse thuhet se ishte sulmuar nga forcat rebele dhe zyrtarët në Moskë urdhëruan “evakuim të menjëhershëm”. Vendndodhja e Assadit ishte e panjohur për një kohë të shkurtër, derisa zyrtarët në Moskë të njoftonin më 09.12.2024 se ai kishte marrë azil politik në Rusi nga presidenti Vladimir Putin, pas më shumë se pesë dekadash sundimi të hekurt nga familja e tij. Pas rënies së regjimit të Assad janë liruar shumë të burgosur politik, që sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, kanë qenë në gjendje të rënduar shëndetësore e mentale.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software