About: http://data.cimple.eu/claim-review/3d6af12c8ff68587be33cc30de2eb855daada5e6637cc2db300d773d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Agim Aliu, kryetar i Komunës së Ferizajit nga dhjetori i vitit 2017. Agim Aliu e mban fjalën për publikimin e kontratave Deklarata Agim Aliu: Në gjashtë mujorin e parë të gjitha këto të dhëna (duke përfshirë edhe kontratat me operatorët ekonomik) do të jenë të publikuara Vlerësimi E vërtetë Krypometri e vlerëson si premtim të mbajtur për publikimin e kontratave, përkundër që premtimi nuk është realizuar brenda kohës së premtuar, për fakti se hapja e kontratave konsiderohet një hap i marrë drejt rritjes së transparencës në prokurim publik. Artikulli Komuna e Ferizajit është komuna e gjashtë e cila ka filluar të bëjë publikimin e kontratave që komuna e Ferizajt ka lidhur gjatë periudhës kohore janar- korrik me operatorët ekonomik për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo për furnizime të ndryshme. “Këto kontrata në tërësinë e tyre publikohen për herë të parë nga Komuna e Ferizajt, për dallim që deri më tani janë publikuar vetëm shpallja e tenderit dhe njoftimet për dhënien e tenderit” , njofton komuna e Ferizajt. Publikimi i tyre vije pasi Ferizaj ka vendosur raporte pune me USAID-in lidhur me projektin për komuna transparente, e që si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe përkrahjes së Projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës janë të parapara edhe një varg veprimesh në dobi të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucionit të Komunës. Komuna ka njoftuar se në procesin e publikimit do të futen edhe kontratat e mëhershme të nënshkruara nga operatorët ekonomik edhe para periudhës së qeverisjes së re të udhëhequr nga Agim Aliu. Gjatë kohës së zgjedhjeve, Agim Aliu në “DebatPernime” kishte premtuar se kontratat do të bëhen publike në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij. “Në gjashtë mujorin e parë të gjitha këto të dhëna (duke përfshirë edhe kontratat me operatorët ekonomik) do të jenë të publikuara”, kishte thënë Aliu në “DebatPernime”. Mirëpo, premtimin për publikim e kontratave Aliu nuk e ka mbajtur, pra nuk i ka publikuar kontratat në gjashtë muajt e parë të qeverisjes prej tij. Publikimi i kontratave që komuna e Ferizaj që ka lidhur me operatorët ekonomik është bërë në rubrikën: Prokurimi Komuna e Ferizajt është komuna e gjashtë që ka bërë publikim e kontratave të lidhura me operatorët ekonomik pas komunës së Gjakovës, Pejës, Gjilanit Vushtrrisë, dhe Prishtinës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software