About: http://data.cimple.eu/claim-review/3d923fb66af8ef3ae5c15800473d09f3d40993ee6cbce7033e92a702     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena e Shpend Ahmetit me Nisjen e Autobusëve të Rinj Deklarata Shpend Ahmeti më 24.12.2016: “15 autobusët e parë lëshohen në qarkullim më 11 janar, në linjat 4, 3 që janë më të frekuentuara”. Vlerësimi Rrenë Autobusët nuk janë vënë ende për dispozicion të udhëtarëve ndërsa kompania publike e transportit të udhëtarëve “Trafiku Urban” është duke operuar ende me autobusë të vjetruar. Artikulli Zhurmë e madhe qe bërë vitin e kaluar për sagën e autobusëve të rinj për Trafikun Urban të Prishtinës. Kredia e butë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për blerjen e 51 autobusëve ishte bërë për muaj të tërë ‘mollë sherri’ ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe komunës së Prishtinës. Procedurat e kredisë u mbyllën vjeshtë ndërsa konvoji i parë i autobusëve erdhi në Prishtinë më 30 dhjetor, kryetari i komunës kishte paralajmëruar futjen e tyre në qarkullim për 11 janar. “15 autobusët e parë lëshohen në qarkullim më 11 janar, në linjat 4, 3 që janë më të frekuentuara”, kishte thënë Ahmeti më 24 dhjetor të vitit të kaluar në emisionin “Me Shukin”. Por më 11 janar është bërë vetëm përurimi i autobusëve dhe fatin për t’u shetitur me ta të parët e patën zyrtarët komunalë, qeveritarë, mysafirët e huaj dhe gazetarët. Kur kanë kaluar gati tri javë pas këtij afati të përmendur nga Ahmeti, autobusët janë ende duke qëndruar në parkingun e Trafikut Urban. Zyrtarë të komunës tani nuk përmendin më datë kur udhëtarët do t’i shfrytëzojnë autobusët e rinj. “Deri më tani kanë ardhur 30 autobusë, të cilët janë në procedura teknike-administrative për të hyrë në funksion në komunikacion. Këta do të operojnë në linjat 3 dhe 4. Në ndërkohë po trajnohen edhe shoferët, edhe stafi tjetër teknik mbështetës për mirëmbajtjen e autobusëve”, tha për KALLXO.com zyrtari për informim i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 10 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software