About: http://data.cimple.eu/claim-review/3f4894d40f447b35b205b6e6a558d36e43a82a1dccd534cf44165357     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë se ministrja Haxhiu arriti në Prokurorinë Speciale për rastin Dehari Deklarata Haxhiu arrinë në Prokurorinë Speciale Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Rasti Dehari – Haxhiu arrinë në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar” është i pasaktë. Krypometër ka verifikuar se Albulena Haxhiu është paraqitur në Policinë e Kosovës për të dhënë dëshminë e jo në objektet e Prokurorisë Speciale. Artikulli Më 20 nëntor 2023, faqja e Facebook-ut UÇK- Ushtria Çlirimtare e Kosovës (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe avokati Tomë Gashi. Në përshkrim të postimit thuhet “Rasti Dehari – Haxhiu arrinë në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar”. Informacioni se Haxhiu ka shkuar në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në lidhje me rastin Dehari është i pasaktë. Krypometër ka verifikuar se ministrja nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale por në Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës. Pas intervistimit, Haxhiu në një konferencë për media u deklarua se është intervistuar vetëm nga tre policë, ndërsa nuk ka qenë prokurori special dhe i është bërë vetëm pyetja “Cilat janë ato prova dhe kush janë kryerësit?”. Ajo po ashtu ka thënë se nuk e kupton pse prokurori ka urdhëruar që avokati i familjes të mos jetë gjatë intervistimit të saj dhe tha se e mbështetë dëshirën e familjes Dehari për ndërrim të prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu. Haxhiu u ftua për intervistë në polici me autorizimin e Prokurorisë Speciale pas një postimi të saj në rrjete sociale të datës 5 nëntor 2023, me ç’rast ndër të tjera ka thënë se provat ekzistojnë dhe krejt çka duhet është vullneti i organeve të rendit e drejtësisë. Tomë Gashi, avokat i familjes dehari në një prononcim për ATV ka konfirmuar se intervistimi ka ndodhur në objektin e policisë. “Prokurori nuk ka leju që unë të marr pjesë në intervistimin në polici”- ka deklaruar Gashi në intervistën për ATV. Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka vdekur më 5 nëntor 2016 teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ai kishte qenë në paraburgim, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të datës 4 gusht 2016. Rrethanat e vdekjes së 26-vjeçarit ende mbetën të pasqaruara dhe nuk dihet se çfarë saktë kishte ndodhur në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software