About: http://data.cimple.eu/claim-review/3fb67f5b1fea5ebe77bd0941ea191afedadbd713f3ef32aab3226bf8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajm i vjetër për vdekjen e motrës së Halil Kastratit Deklarata Lajm i hidhur për humanistin, Halil Kastrati, i vdes njeriu i afert Vlerësimi Me kos Artikuli me titull “Lajm i hidhur për humanistin, Halil Kastrati, i vdes njeriu i afert”, i publikuar më 15.03.2024, është i rremë. Në një përgjigje nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, e udhëhequr nga Halil Kastrati, është thënë se gjatë muajit mars 2024, kur është publikuar lajmi, nuk ka pasur ndonjë rast të vdekjes në familjen e Halil Kastratit. Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka thënë se Halil Kastratit i ka vdekur motra më 15.02.2024, pra një muaj para publikimit të lajmit. Artikulli Më 15.03.2024, faqja në Facebook ‘Liria ka Emër’ (arkiva) ka shpërndarë një postim me mbishkrim: “Lajm i hidhur për humanistin, Halil Kastrati, i vdes njeriu i afert”. Për të verifikuar informacionin e publikuar nga faqja ‘Liria ka Emër’, Krypometër ka kontaktuar me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, të cilën e drejton Kastrati që nga themelimi në vitin 2009. Në një përgjigje me shkrim, Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ ka thënë se gjatë muajit mars 2024 kur është publikuar lajmi, nuk ka pasur ndonjë rast të vdekjes në familjen e Halil Kastratit. Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka thënë se Halil Kastratit i ka vdekur motra, më 15.02.2024, pra një muaj para publikimit të lajmit. “Ne nuk mund t’i kontrollojmë rrjetet sociale, dihet se këto ripostime i bëjnë për klikime. Hoxha e ka tregu kur i ka vdekur motra, ai post është rishpërndarë”- thuhet në përgjigjen e tyre për Krypometër. Krypometri përmes një shikimi të postimeve të Kastratit në rrjetin Facebook ka gjetur se Kastrati kishte njoftuar për vdekjen e motrës më 15.02.2024. “Sot ne moshen 47 vjeçare ndrroj jete motra ime e vogel Nashide Kastrati Mustafa”- kishte shkruar Kastrati në postimin e tij. Halil Kastrati ka iniciuar shumë aktivitete humanitare në sigurim të parave për ndërtim të shtëpive për personat në nevojë si dhe ka ndërtuar edhe shtëpi për të moshuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software