schema:text
| - Fotografia e rremë për babain e Naim Murselit
Deklarata
NaimMurseli me te atin. Naimi u be figura me e urryer shqiptare pas #SllobodanMilloshoviqit
Vlerësimi
Rrenë
Fotografia dhe përshkrimi i saj “#NaimMurseli me te atin. Naimi u be figura me e urryer shqiptare pas #SllobodanMilloshoviqit’’ janë të rreme. Sllobodan Millosheviq nuk është babai i Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj. Babai i Naim Murselit është Shaban Murseli, i cili kishte dhënë disa intervista për media të ndryshme në Kosovë (shiko këtu dhe këtu).
Artikulli
Më 09.12.2023, faqja në Facebook, ‘Lajme te verteta’, (arkiva) ka shpërndarë një fotografi, e ndarë në dy pjesë në të cilën shihet Naim Murseli dhe ish presidenti serb, Sllobodan Millosheviç, me titull: ‘’#NaimMurseli me te atin. Naimi u be figura me e urryer shqiptare pas #SllobodanMilloshoviqit’’.
Krypometër, përmes kërkimit në Facebook, ka verifikuar se në fotografinë origjinale është Naim Murselit dhe Eric Trump, djalin e ish-presidentit Donald Trump, të cilin e kishte publikuar në profilin e tij në Facebook, më 13.11.2022.
Murseli është bashkēshorti i së ndjerës Liridona Ademaj Murseli e cila është vrarë më 29.11.2023, për të cilën fillimisht u raportua si grabitje me pasojë vrasje, por më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë.
Më 01.12.2023 është arrestuar Naim Murseli, dy ditë pas vrasjes së bashkëshortës së tij, Liridona Ademajt. Prokuroria ka ngritur dyshime se Murseli e ka porositur vrasjen e gruas së tij, ndërsa Granit Plava dyshohet se ishte ekzekutori e Kushtrim Kokalla dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin me Granit Plavën.
Krypometër ka verifikuar edhe se Shaban Murseli, është babai i Naim Murselit.
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli kishte folur për RTV Dukagjini, më 04.12.2023. Ai kishte deklaruar edhe në media të tjera rreth rastit të vrasjes.
Lidhur me pretendimet e ngritura në postimin e faqes ‘Lajme te verteta’, Krypometri ka kontaktuar me avokaten e Murselit, Teuta Zhinipotoku, e cila këtë publikim e quajti të turpshëm.
“Kjo fotografi është e turpshme, portalet gjithçka po bëjnë vetëm për klikime”- tha për Krypometër avokatja e Murselit.
Naim Murseli është në paraburgim si i dyshuar për bashkëkryerje në vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt më 29.11.2023.
|