About: http://data.cimple.eu/claim-review/402371237088f1142e3285989f7358e5a7d62649613242e43bf10707     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Konkursi i rremë për punëtorë Deklarata Dëshironi të punoni në paketimin e pajisjeve mjekësore? Bashkohu me ne! Vlerësimi Me kos Postimi me titull “Dëshironi të punoni në paketimin e pajisjeve mjekësore? Bashkohu me ne!” i mungojnë informatat bazike për një konkurs. Në këto konkurse mungojnë të dhënat për biznesin që e ka hapur konkursin, numrat kontaktues apo adresa. Në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve nuk janë të regjistruara asnjë prej kompanive emrat e të cilave figurojnë në faqen në Facebook që i kanë bërë këto postime. Eksperti i burimeve njerëzore Ardit Krasniqit, ka thënë se shpalljet e publikuara në këto faqe nuk i kanë informatat bazike. Artikulli Më 10.05.2024 faqja në Facebook ‘WK Service’ (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihen disa punëtorë me mbishkrimin “Dëshironi të punoni në paketimin e pajisjeve mjekësore? Bashkohu me ne!”. Kjo fotografi është shpërndarë me përshkrimin “duhen urgjentisht 100 paketues aparatesh medicinale!. Punë e lehtë, përfitime të mëdha!” Kur klikon në këtë postim, link të dërgon tek një faqe, në të cilën nuk ka të publikuar asnjë detaj rreth konkursit (arkiva), siç paralajmërohet në postimin në Facebook. Një postim i ngjashëm është publikuar edhe në një faqe tjetër në Facebook (arkiva), por duke përdorë një fotografi tjetër. Një artikull me përmbajtje të njëjtë është publikuar edhe nga faqja tjëtër në Facebook, ‘Ji-1’(arkiva). Në asnjë prej këtyre faqeve nuk janë dhënë detaje të konkursit, si psh: lokacioni i punës, emri i kompanisë, paga apo ndonjë email kontaktues për dërgim të CV-ve. Në këtë ‘konkurs për punë’, nuk ka as emër të kompanisë por as numër kontaktues. Krypometër ka kontrolluar nëse emrat e faqeve në Facebook janë të regjistruara si biznese në Kosovë. Në Agjencinë për Regjistrim të Biznese nuk është asnjë biznes i regjistruar me emrin ‘WK Service’. Në Agjencinë për Regjistrim të Biznese nuk është asnjë biznes i regjistruar me emrin Ji-1’. Në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve (ARBK) nuk është asnjë biznes i regjistruar me emrin “Medical Device Packaging”. Krypometër ka kontaktuar me Ardit Krasniqi nga ‘PortalPune’, portali më i madh për rekrutim në Kosovë, Ai ka thënë se konkurset që ju mungojnë informatat elementare janë mashtruese. “Një shpallje për me qenë bindëse dhe me i plotësu standardet që na i kemi krijuar në treg, duhet me qenë kompani e regjistruar në ARBK, psh në PortalPune për me shpallë dikush konkurs, kërkesat e tona janë që duhet me dërgu numrin unik të biznesit”- ka thënë Krasniqi. Ai ka thënë se përmes dëshmive që biznesi është i regjistruar në ARBK ata synojnë me i shmangë konkurset mashtruese, “Ne e kërkojmë atë numër identifikues në mënyrë që me ditë kush po shpallë punë edhe ku është adresa e shpallësit dhe kush është pronari, në mënyrë që mos me manipulu me punëkërkuesit”- ka thënë ai. Sipas tij, secili konkurs duhet të ketë disa informata bazike, siç janë: adresa elektronike, një numër telefoni, etj. “Si punëkërkues në këtë shpalljen që e pashë nuk kisha apliku sepse nuk është bindëse, nuk mundet mu me m’bind dikush veç me qato informata sa i pash. Nuk e di çka po dojnë me arritë. Nuk është bindëse dhe as s’ja vlen me apliku”- tha Ardit Krasniqi nga ‘PortalPune’.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software