About: http://data.cimple.eu/claim-review/40d56023ed26264f0d66341a1676e25aafda41c6b7ff8cd058516bad     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi se Hashim Thaçi u fotografua me Radoiçiq Deklarata O popull shikoni se si PDK e pret Radojciq këmbëkryq në zyre Vlerësimi Rrenë Publikimi me përmbajtjen “O popull shikoni se si PDK e pret Radojciq këmbëkryq në zyre” është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se në fotografi është Adem Hoxha e jo Millan Radoiçiq. Artikulli Më 26 shtator 2023 faqja e Facebook-ut “Lajme te vërteta” (Arkiva) publikoi një fotografi në të cilën shihen ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe dy persona të tjerë. Fotografia gjithashtu e ka të vendosur edhe një fotografi më të vogël të Millan Radoiçiq, ndërsa ka edhe një përshkrim lart fotos ku shkruan: “O populli shikon PDK qysh kan prit në zyre kriminalin e serbis radoqiqin kamkryq ne shtëpi”. Krypometri më 24/10/2023 e verifikoi fotografinë e publikuar nga faqja e Facebook-ut “Lajme te vërteta” ku pretendohet që Thaçi është bashkë me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Përmes kërkimit në internet në programin “tineye.com” shihet se fotografia për herë të parë është publikuar para 6 viteve. Gjithashtu, në fotografi nuk është Millan Radioçiq por ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti goran, Adem Hoxha. Në një deklaratë për Krypometër më 24/10/2023, vetë Hoxha e konfirmoi se është fotografuar me ish-presidentin Thaçi para 6 viteve. “Po, unë jam në foto, jemi dal diku para më shumë se 5-6 viteve”– tha Hoxha. Ndërsa, informacionin e publikuar nga faqja e Facebook-ut “Lajme te vërteta” ku pretendohet që Thaçi është bashkë me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radioçiq, e kanë demantuar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). “Ky postim dhe shumë të tilla të ngjashme, janë montazhë dhe pjesë e kampanjës që tash e disa vite po bëhet në vazhdimësi kundër krerëve të UÇK-së”– ka deklaruar Valmir Klaiqi për Krypometër më 24/10/2023. “Departamenti i krimeve kibernetike në Policinë e Kosovës duhet të jetë më aktiv dhe mund t’i identifikojnë personat që fshihen prapa këtyre postimeve në rrjete sociale dhe pastaj të ballafaqohen me ligjin për këto shpifje të ulëta”– ka thënë Klaiqi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software