About: http://data.cimple.eu/claim-review/40e992d527b282d4cc4b4a84d22df537929ef2919b4a65e80a7976d8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i pasaktë se avokatit Besnik Berisha i është vazhduar paraburgimi edhe dy muaj Deklarata avokatit Besnik Berisha i është caktuar masa e paraburgimit Vlerësimi Rrenë Informacioni se avokatit Besnik Berisha i është caktuar masa e paraburgimit është i pavërtetë. Burime zyrtare nga gjykata e Ferizajt dhe nga mbrojtja kanë konfirmuar se ndaj Berishës nuk është caktuar masë e paraburgimit. Artikulli Me 18 gusht 2023 portali Klina.info ka publikuar një lajm me titullin “I vazhdohet edhe për dy muaj masa e paraburgimit avokatit Besnik Berisha”. Por, në hyrje të tekstit është shkruar “Gjykata themelore në Ferizaj, ka marrë vendim me të cilin ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e ndalimit, avokatit Besnik Berisha, për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar”- krejtësisht ndryshe prej asaj që është shkruar në titull. Ndaj këtij titulli ka reaguar edhe vetë avokati Besnik Berisha, duke thënë se është i pasaktë. “Dua të besoj se kolegët e portalit Zëri e kanë keqkuptu atë që lidhur me rastin tim e kanë lexu dhe akoma se kanë kuptu që kanë gabu me këtë titull. Po besoj që shpejt do e korrigjojnë dhe do e sqarojnë gabimin që nuk është pa dëm për mua”– ka shkruar ndër të tjera Besnik Berisha. Këtë titull për Krypometrin e ka demantuar edhe avokati i Besnik Berishës, Naim Rudari. “Nuk është e vërtetë që gjykata ka caktuar apo vazhduar masë paraburgimi për avokatin Besnik Berisha, pra ai është në liri”– ka thënë Rudari në një deklaratë për Krypometër me datë 19/08/2023. Krypometri ka kontrolluar edhe vendimin e gjykatës rreth masave në këtë rast. Sipas vendimit të siguruar nga Krypometri, avokati Berisha nuk guxon që t’i afrohet në distancë prej 50 metrave personave Gëzim Sinani, Salih Sinani, K.S, B.S, Sh.R si dhe personave të tjerë të përfshirë në aktvendimin për fillimin e hetimeve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software