About: http://data.cimple.eu/claim-review/4277bfe36f9a6ed001e73bf28e1bdaee7d56b3bfd48c30269bf91c0e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Nuk është marrë vendim i ri për tarifat e energjisë Deklarata LAJMI I FUNDIT: Shtrenjtimi i rrymës, Gjykata merr vendim Vlerësimi Rrenë Titulli i artikullit “LAJMI I FUNDIT: Shtrenjtimi i rrymës, Gjykata merr vendim” është i rremë. Edhe pse është publikuar si “lajm i fundit”, Gjykata nuk ka marrë ndonjë vendim të ri sa i përket vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të çmimit të energjisë që ishte marrë më 8 shkurt 2022. Vendimi i Gjykatës Supreme është marrë më 16 qershor 2022 dhe nga ajo kohë më nuk është marrë ndonjë vendim i ri për tarifat e energjisë elektrike. Artikulli Më 23 janar 2023, faqja e internetit bbcnewsm.com ka publikuar një artikull me titull: “LAJMI I FUNDIT: Shtrenjtimi i rrymës, Gjykata merr vendim”. Ky artikull është shpërndarë edhe nga faqet e Facebook-ut Lajme Fresh24 dhe Kumanova press, Në artikull thuhet se Gjykata Supreme e ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me shtyerjen e zbatimit të tarifave të reja të energjisë elektrike dhe se Supremja në vendim e cilësoi si të pabazuar padinë e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji. Në artikull nuk tregohet se kur është marrë vendimi dhe publikimi paraqitet si lajm i ri. Në fakt vendimi i Gjykatës Supreme është marrë më 16 qershor 2022. Nga ajo kohë më nuk është marrë ndonjë vendim i ri për tarifat e energjisë elektrike. Publikimi i artikullit me 23 janar 2023 është bërë në kohën kur temperaturat kanë filluar të bien dhe Qeveria e Kosovës ju ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike në mënyrë që të shmangen reduktimet. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se nuk do të ketë reduktime të energjisë pasi janë marrë gjitha masat që të sigurohet energji shtesë në kohën kur kërkesa për energji rritet.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software