About: http://data.cimple.eu/claim-review/4278fa855c19a57e5f35f0b909991df4257c8e56a2006ba54fbef6b7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përshkrimi i rremë i videos së vjetër DeklarataFaqet në Facebook Vlerësimi Rrenë Mbishkrimet e vendosura në videon me titull: Këta duhet me i ekzekutu midis sheshit në Prishtinë janë të rreme. Sllobodan Petroviq asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Partisë Lista Serbe. Video e publikuar është realizuar para se partia Lista Serbe të futet në Kuvendin e Kosovës. Video është realizuar në vitin 2013, ndërsa zgjedhjet e para në të cilat kishte garuar partia Lista Serbe ishin ato të vitit 2014. Artikulli Më 23 korrik 2023, në faqen “Vetevendosje me zemer” 23 korrik 2023 është publikuar një video me përshkrimin “Këta duhet me i ekzekutu midis sheshit në Prishtinë”. Në video është vendosur mbishkrimi “shifni se si takoheshin tradhtart e sot shesin moral more te paftyr. Mshelne gojen e mos dilni prej shpis zoti ju marroft”. Në këtë video shihen Vlora Çitaku, zyrtare e Partisë Demokratike, Sllobodan Petroviq nga partia e Pavarur Liberale (SLS) dhe ish- shefi i zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar. Në këtë video-material Petroviq është prezantuar si anëtar i partisë Lista Serbe. Aty Petroviq shihet duke u përshëndetur me Çitakun. Krypometri ka biseduar me Petroviqin, i cili ka thënë se nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e partisë Lista Serbe. “Unë nuk jam me Listën Serbe. Unë kam partinë time”- ka thënë Petroviq. Në shtator 2006, Petroviq themeloi Partinë e Pavarur Liberale (SLS) në Kosovë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, ai garoi për deputet nga radhët e SLS-së. Video e publikuar nga faqja “Vetevendosje me zemer” është realizuar 23 korrik 2013, me rastin e inaugurimit të objektit të ri të Komunës së Graçanicës. Partia Lista Serbe nuk kishte marrë fare pjesë në zgjedhjet e vitit 2010, pasi ajo ishte formuar pas marrëveshjes së parë për normalizim të marrdhënieve me Serbinë, të arritur në vitin 2013. Zgjjedhjet e para në të cilat kishte garuar partia Lista Serbe ishtin ato të vitit 2014.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software