About: http://data.cimple.eu/claim-review/42cb3eb51c49f4d2a48b9bedb3a197023d52ed4b0fb6a4169c982f7f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se një produkt shëron enët e gjakut Deklarata Ylli Merja: Zurmë në veshë dhe tension i lartë i gjakut? Ju ndjej për ju ju, keni zemër të dobët! Ju nevojitet ndihmë e menjëhershme! Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Ylli Merja: Zurmë në veshë dhe tension i lartë i gjakut? Ju ndjej për ju ju, keni zemër të dobët! Ju nevojitet ndihmë e menjëhershme!” është i rremë. Ylli Merja ka thënë se nuk është kardiolog si është prezantuar në këtë shkrim dhe i njëjti mohon të ketë dhënë një intervistë të tillë për ndonjë media. Në këtë artikull janë dhënë konstatime të rreme për shërbim të sëmundjeve përmes një ilaçi që nuk ka Autorizim të Marketingut për Kosovë. Artikulli Më 29.04.2024 faqja në Facebook ‘Bright ssj8’(arkiva) ka publikuar një fotografi mbi të cilën shkruan: Kardiologu: Ky produkt vetëm një herë në ditë ndihmon në kurimin e sëmundjeve të zemrës. Në pjesën e poshtme të fotografisë shihet Ylli Merja ndërsa anash një citat që shkruan “Ylli Merja: Zurmë në veshë dhe tension i lartë i gjakut? Ju ndjej për ju ju, keni zemër të dobët! Ju nevojitet ndihmë e menjëhershme!”. I njëjti artikull është publikuar është në ueb faqen ‘bestph.online’(arkiva). Artikulli e prezanton Ylli Merja-n si kardiokirurg. Përmes kërkimeve në internet, Krypometër ka gjetur se Ylli Meraj është një mjek popullor, i cili ka një faqe online për shitjen e produkteve të ndryshme bimore si dhe çajëra të ndryshme. Në faqen e tij nuk është reklamuar ndonjë produkt me emrin “Hypertea”, siç thuhet në artikullin e publikuar në faqen ‘bestph.online’(arkiva). Krypometri ka biseduar me Merjen, i cili ka thënë se intervista e prezantuar në këtë faqe është e rreme, pasi ai nuk ka bërë asnjëherë deklarime të tilla. Merja ka thënë se bënë shitjen e disa produkteve me bazë bimore. “Unë merrem me mjekësi alternative”- ka thënë Merje. Artikulli gjithashtu rekomandon një lloj të çajit i cili pretendohet se rikthen enët e gjakut në 3 hapa: Shqyrton pllakat e kolesterolit. “Riparon” dëmtimet e murit të enëve të gjakut. Përmirëson konduktivitetin e impulsit nervor nga truri kryesor. Agjencia Kosovare për Produkte dhe Paisje Medicinale është institucion i cili rregullon shitjen dhe importin e ilaçeve në Kosovë. Krypometri ka kontrolluar nëse ky ilaç është i pajisur me Autorizim të Marketingut, por në listën e azhurnuar më 25.03.2024 nuk figuron një ilaç me emrin Hypertea. Sipas ligjit për Pajisje dhe Produkte Medicinale asnjë medikament mjekësor, përfshirë vitaminat, nuk guxojnë të shiten në vend pa lejen e këtij institucioni. Krypometri ka pyetur edhe drejtorin i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Hajriz Rudari lidhur me këto konstatime. “Këto konstatime nuk janë të vërteta, por vetëm reklama. E tërë kjo është vetëm reklamë dhe aspak e vërtetë”– tha Rudari për Krypometër. Ai shtoi se artikuj të tillë të rremë ka edhe për sëmundje të tjera si kanceri, gangrena e të tjera.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software