schema:text
| - Lajmi i vjetër i publikuar si i ri për vdekjen e doktorit Safet Beqiri
Deklarata
LAJMI I FUNDIT: Ndërroi j.etë doktori shqiptar me famë botërore
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “LAJMI I FUNDIT: Ndërroi j.etë doktori shqiptar me famë botërore” është i rremë. Faqja e internetit e ka publikuar si lajm të fundit informacionin për vdekjen e kirurgut, Safet Beqiri. Por, i njëjti kishte vdekur në muajin shkurt të vitit 2020, apo tri vite më parë.
Artikulli
Më 17 shkurt 2023, faqja e internetit “viralnews58.com” ka publikuar një artikull me titull: “LAJMI I FUNDIT: Ndërroi j.etë doktori shqiptar me famë botërore”.
Artikulli është shpërndarë edhe në disa faqe të facebook-ut si “Lajmet IN”, “Report24”, “Albagraph7” dhe “Gazeta Imperial”.
E njëjta përmbajtje ka qarkulluar edhe gjatë vitit 2022 në faqe të facebook-ut si “Report24’, “Gazeta Imperial” dhe ‘Albagraph7”.
Në lajm thuhet se ka vdekur kirurgu, Safet Beqiri.
Koha e vdekjes së doktorit që është paraqitur në artikull është e rreme. Doktori Safet Beiqiri ka vdekur tri vite më parë, në muajin shkurt të vitit 2020.
Për vdekjen e Beqirit, kishin bërë të ditur familjarë të tij me anë të një njoftimi.
“Të dashur familjarë, miq e dashamirë, të pikëlluar thellë Ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Prof. Dr. Safet Beqiri”- thuhet në njoftimin e familjes.
|