schema:text
| - Postimi i rremë për dhuruesin e gjakut
Deklarata
Tregon pacienti/ Sa mora gjak nga një zyrtar i Vetëvendosjes/VV, fillova të vjedh çantat e infermiereve
Vlerësimi
Me kos
“Tregon pacienti/ Sa mora gjak nga një zyrtar i Vetëvendosjes/VV, fillova të vjedh çantat e infermiereve” nuk është e saktë. Burime zyrtare kanë konfirmuar se në transfuzionin e gjakut nuk mund të merren të dhëna se gjakun e kujt e ka marrë pacienti.
Artikulli
Më 28 gusht 2023, faqja në facebook Ylli.net ka shpërndarë një fotografi të kryeministrit, Albin Kurti me mbishkrimin “Tregon pacienti/ Sa mora gjak nga një zyrtar i Vetëvendosjes/VV, fillova të vjedh çantat e infermiereve“.
Krypometri me datë 25/08/2023 ka kontrolluar këtë informacion për të verifikuar nëse një ngjarje e tillë ka ndodhur. Ky verifikim rezulton faktin se Qendra Kosovare për Transfuzionin e Gjakut e ka të ndaluar tu ofrojë informacione qytetarëve për dhuruesit e gjakut.
Në nenin 28 të ligjit për transfuzionin e gjakut është e specifikuar se informacione të tilla nuk u ofrohen palëve.
“Institucionet e autorizuara transfuzive ndërmarrin të gjitha masat të cilat sigurojnë që të gjitha të dhënat përfshirë edhe informatat gjenetike në të cilat kanë qasje palët e treta, të jenë konfidenciale në mënyrë që dhuruesi i gjakut nuk është më i identifikueshëm”– thuhet në këtë ligj.
Krypometri përpos kësaj ka kontrolluar edhe nëse një deklaratë e tillë është dhënë nga ndonjë person.
Krypometri ka konstatuar se fotografia e kryeministrit, Albin Kurti e cila është përdorur nga faqja në facebook, “Ylli.net” është realizuar më 5 nëntor 2021.
Në këtë datë, kryeministri Kurti kishte dhuruar gjak në përvjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Në një deklaratë për Krypometër, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka demantuar një lajm të tillë. “Lajmi është absolutisht i pavërtetë”- ka thënë ai më 29 gusht 2023.
|