About: http://data.cimple.eu/claim-review/451af1b671dcb53bf677a98e2cb0e7a1fe669d2a5828a36c83e49473     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e rreme që i mveshet Sami Lushtakut Deklarata “Premtim para-zgjedhor. Sami Lushtaku premton Bedriut se do te kujdesem për parat e shtetit si me qen te miat!” Vlerësimi Rrenë Postimi “Premtim para-zgjedhor. Sami Lushtaku premton Bedriut se do te kujdesem për parat e shtetit si me qen te miat!”- është i rremë. Lushtaku nuk e ka bërë një deklaratë të tillë. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se Lushtaku nuk e ka bërë një deklarim të tillë. Artikulli Më 24.01.2025, llogaria në Facebook (arkiva dhe arkiva) ka publikuar një material në të cilin shihet kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza dhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. Materiali mban mbishkrimin “Premtim para-zgjedhor. Sami Lushtaku premton Bedriut se do te kujdesem për parat e shtetit si me qen te miat!”. Krypometër ka kërkuar fillimisht në Google nëse Lushtaku ka bërë një deklaratë të tillë, mirëpo nuk është gjetur diçka e ngjashme. Më tej, Krypometër ka kontaktuar me Zyrën për Komunikim me Publikun në PDK për të sqaruar vërtetësinë e deklaratës. Teuta Berisha nga PDK ka konfirmuar se deklarata është e rreme dhe se diçka e tillë nuk është thënë nga Lushtaku. “Lajm i rremë është propagandë”- ka thënë Berisha në përgjigje për Krypometër. Bedri Hamza është kandidat për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Hamza është Kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut. Ai ka mbajtur në të kaluarën poste të larta shtetërore, si Deputet, Ministër e Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Ndërsa, Sami Lushtaku, ish- Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është Nënkryetar në Komunën e Skenderajt, nga radhët e PDK. Ai ka qenë Kryetar i kësaj Komune për tri mandate (2007-2009, 2009-2013, 2013-2017). Kurse, në vitin 2020-2021 ka qenë Nënkryetar i PDK. Ndërkohë, me Vendim të presidentes Vjosa Osmani Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen më 09.02.2025. Albin Kurti është duke garuar si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat të ri si Kryeministër. Kurti është duke u sfiduar nga Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vënë në pah se në diasporë jetojnë rreth 550 mijë kosovarë. Gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote këto Zgjedhje– sipas të dhënave të KQZ. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime vetëm në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues. Në Zgjedhjet parlamentare do të garojnë 28 subjekte politike. Prej tyre, 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ky është procesi i parë i rregullt zgjedhor në Kosovë, që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software