About: http://data.cimple.eu/claim-review/4ad3b0917e67f2fec8dd5ac31b1d7efe0e33148d5f30da56098f0100     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Konsensusi i Kryeparlamentarit pa Vetëvendosjen Deklarata Kadri Veseli: Nesër në ora 10:00 e vazhdojmë seancën e jashtëzakonshme. Është vendim unanim i të gjithë kolegëve të grupeve parlamentare. Vlerësimi Me kos Deputetja Fatmire Kollçaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është konsultuar fare për përmbyllje të seancës dhe caktimin e seancës për të premten në ora 10. Kështu, ajo e ka demantuar kryeparlamentarin, Kadri Veseli, i cili ka thënë se shtyrja e seancës është vendim unanim i gjithë kolegëve të grupeve parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e vetmja parti që nuk ka marrë pjesë në takimin në zyrën e Kryeparlamentarit. Krypometri e ka vlerësuar këtë deklaratë në kategorinë “Me Kos” sa për t’ua ambalazhuar deputetëve vendimin për shtyrje të seancës. Artikulli Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kur u kumtoi deputetëve të Kuvendit vendimin për shtyrje të seancës së jashtëzakonshme për Shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi tha se me vendim unanim të të gjitha grupeve parlamentare nesër mbahet vazhdimi i seancës në ora 10:00. “Nesër në ora 10:00 e vazhdojmë seancën e jashtëzakonshme. Është vendim unanim i të gjithë kolegëve të grupeve parlamentare”, tha Veseli. Deklarata e Veselit ka ardhur pas një zvarritje prej gati 3 orëve të seancës së thirrur për në ora 11:00. Por, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku e ka mohuar një gjë të tillë pas përmbylljes së seancës duke thënë se Vetëvendosje nuk është konsultuar fare për përmbyllje të seancës. “Ne sot nuk kemi pas konsultime shtesë. Sidomos vlen për kryetarin Kadri Veseli i cili deklaroi se janë marr vesh me grupet parlamentare për shtyrje të seancës, kjo nuk qëndron sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje e cila nuk është konsultuar fare”, tha ajo. Lëvizja Vetëvendoje ka qenë e vetmja parti që nuk ka marrë pjesë në takimin në zyrën e Kryeparlamentarit. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë të fillojë sot në orën 11:00, është shtyrë për të premten, më 23 shkurt 2018, në orën 10:00. Kryetari i Kuvendit, u shpreh optimist për arritjen e një konsensusi lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software