About: http://data.cimple.eu/claim-review/4b679edf1dcd387230a78e04ce8fd82b0ca7024c1970f16925f45c2f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për arrestimin e trajnerit serb në Kosovë Deklarata Futej tinëzisht në Kosovë! Ja kur futbollistin serb Dragan Xhajiqin e lidhën policët Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit ‘Futej tinëzisht në Kosovë! Ja kur futbollistin serb Dragan Xhajiqin e lidhën policët’ dhe përshkrimi që i është bërë në Facebook janë të rreme. Dragan Xhajiq nuk është arrestuar asnjëherë në Kosovë, si aludohet në titull në përshkrimin që është bërë në Facebook. Ai është arrestuar në shkurt të vitit 2008 në Beograd si pjesë e një hetimi mbi mashtrimin e dyshuar në transferimin e sulmuesit Goran Druliq te Real Zaragoza në vitin 2001. Artikulli Më 27 nëntor 2022 faqja e internetit Gazeta SPORT, ka publikuar një artikull me titull ‘Futej tinëzisht në Kosovë! Ja kur futbollistin serb Dragan Xhajiqin e lidhën policët’. Artikulli është ilustruar nga një fotografi e trajnerit Xhajiq me duar të lidhura dhe i përcjellur nga dy policë. I njëjti artikull është shpërndarë në Facebook me përshkrimin që tregon se trajneri ishte ndaluar nga autoritetet e Republikës së Kosovës për të zhvilluar një ndeshje të Kupës së Serbisë në Kosovë. “Një figurë kontraverse, Dragan Xhajiq me ekipin e Cërvena Zvezdës së Beogradit, para disa viteve, ka tentuar ilegalisht të luajë një ndeshje për Kupë të Serbisë në Zveçan me Trepçën fantome, por që u ndalu nga autoritetet e Republikës së Kosovës”- thuhet në përshkrimin e bërë në Facebook. Artikulli është shkruar në formë të opinionit dhe flet për figurën e Xhajiqit si dhe qendrimet e tij karrshi Kosovës. Krejt në fund të artikullit flitet edhe për rastin kur trajneri Dragan Xhajiq me ekipin e Cërvena Zvezdës së Beogradit, kanë tentuar të hynë në Kosovë por janë ndaluar nga autoritetet e Kosovës. Mirëpo, Dragan Xhajiq nuk është arrestuar asnjëherë në Kosovë si aludohet në titull në përshkrimin që është bërë në Facebook. Ai është arrestuar në shkurt të vitit 2008 në Beograd si pjesë e një hetimi mbi mashtrimin e dyshuar në transferimin e sulmuesit Goran Druliq te Real Zaragoza në vitin 2001. Ai u arrestuar së bashku me ish-asistentët e tij Vladimir Cvetkoviq dhe Milosh Marinkoviq. Ata u akuzuan për shpërdorim të rreth pesë milionë euro komisione në lidhje me transferimet e lojtarëve në klubet evropiane.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software