About: http://data.cimple.eu/claim-review/4c7dfd7aa11fe1ba253de33be651a2c264afd8d41b67148e53498a84     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Agim Ademi, kryetar i FFK-së. Foto: Kallxo.com Rrena e Agim Ademit për vendimin e Supremes Deklarata Me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, sot u konfirmua pafajësia ime në lidhje me pretendimet e pabazuara të Prokurorisë së Republikës së Kosovës. Vlerësimi Rrenë Gjykata Supreme nuk e ka vërtetuar pafajësinë e të akuzuarit Agim Ademi dhe as nuk e ka liruar nga akuzat të akuzuarin Agim Ademi, por ka kthyer rastin në rigjykim shkallës së parë, Gjykatës Themelore të Prishtinës. Artikulli Gjykata Supreme e Kosovës ditë më parë ka njoftuar se është kthyer në rigjykim rastin ndaj kryetari të FFK-së Agim Ademi për veprën penale detyrim në tentativë. Ademi më 5 korrik të vitit 2019 ishte dënuar me 9 muaj burgim për detyrim në tentativë, ndërsa Muhamet Rama, po ashtu i akuzuar në këtë rast ishte dënuar me 1 vit burgim. Rreth 7 muaj më vonë, Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar vendimin e mësipërm duke i shpallur fajtorë të akuzuarit për detyrim në tentativë. Këtë vendim e hodhi poshtë Gjykata Supreme, ndërsa urdhëroi që gjykimi për këtë rast të nis nga fillimi. Kryetari i FFK-së Agim Ademi, akuzohet se ka kryer veprën penale në periudhën kohore nga 12 korriku i vitit 2012 e deri më 12 shtator të po të njëjtit vit, ndërsa në atë kohë i njëjti nuk kishte detyrën e kryetari të Federatës së Futbollit të Kosovës. Sot nëpërmjet një njoftimi zyrtar të lëshuar nga FFK-ja kryetari Agim Ademi ka përcjellë një mesazh duke thënë se “Me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, sot u konfirmua pafajësia ime në lidhje me pretendimet e pabazuara të Prokurorisë së Republikës së Kosovës “. Në këtë komunikatë zyrtare gjithashtu kryetari i FFK-së, ka shkruar se “Që nga fillimi i këtij procesi penal, kam qenë i bindur në pafajësinë time dhe besimin në drejtësi, të cilën e vërtetoi edhe Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës”. Mirëpo në vendimin e Gjykatës Supreme nuk është konstatuar pafajësi a të akuzuarit Agim Ademi, por as nuk është vërtetuar dënimi i shqiptuar nga Gjykata Themelore dhe e vërtetuar nga Gjykata e Apelit. Gjykata Supreme nuk e ka liruar nga akuzat Agim Ademin, por ka anuluar vendimet e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe të Gjykatës së Apelit, ndërsa e ka kthyer rastin në rigjykim në Gjykatën e shkallës së parë. Aktakuza ndaj Agim Ademit është ende në fuqi, dhe ndaj tij do të zhvillohet përsëri gjykimi për të njëjtat akuza, deri në një vendim tjetër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ndërsa kryetarit të Federatës së Futbollit, Agim Ademit do t’i duhet të përballët sërish me Gjykatën e Prishtinës nën akuzën për detyrim në tentativë. Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software