About: http://data.cimple.eu/claim-review/4e8c15fcdcdbdd9dbfb6b643a561ccecf5b19921cda3468a3a19d0da     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përdorimi i mjekut fiktiv për rekomandime si të pastrohen enët e gjakut Deklarata Pas pastrimit të enëve të gjakut, presioni i gjakut te të moshuarit ndalon së rrituri dhe zhduken nëntë sëmundje të supozuara si ‘të pashërueshme’ Vlerësimi Rrenë Artikulli me titullin “Pas pastrimit të enëve të gjakut, presioni i gjakut te të moshuarit ndalon së rrituri dhe zhduken nëntë sëmundje të supozuara si ‘të pashërueshme’” është i rremë. Në këtë artikull është përdorë mjeku fiktiv për të dhënë rekomandime se si të “pastrohen” enët e gjakut. Në artikull janë përdorë fotografi të një mjeku nga Rusia, porse i njëjti është paraqitur gjoja se është mjek nga Kosova. Në artikull edhe pacientët janë prezantuar me emra e fotografi fiktive. Kardiokirugu, Rifat Brahimaj, ka thënë se nuk ekziston asnjë produkt që i pastron enët e gjakut nëse ato janë të dëmtuara. Artikulli Më 02.05.2024 faqja në Facebook ‘Dr. Madeleine Derrick’(arkiva) ka publikuar një artikull me titull: “Pas Pastrimit të enëve të gjakut, presioni i gjakut ndalon së rrituri”. I njëjti artikull është publikuar edhe në ueb faqen ‘cashkoval.com’(arkiva). Artikulli citon doktorin Alesio Osmanaj si kardiolog dhe profesor. Krypometri ka verifikuar nëse në Kosovë apo Shqipëri është i licencuar Alesio Osmanaj për ta ushtruar profesionin e doktorit. Në listën e Odës së Mjekëve të Kosovës nuk gjendet asnjë doktor me emrin Alesio Osmanaj, pra asnjë doktor me këtë emër nuk lejohet të ushtrojë profesionin e mjekut në Kosovë meqë nuk është pjesë e kësaj liste. Po ashtu as në regjistrin e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë nuk gjendet ndonjë doktor me këtë emër. Krypometër, përmes kërkimit të fotografive në ‘Google Lens’, ka gjetur se fotografia e përdorur në këtë artikull për ilustrimin e mjekut Alesio Osmanaj në fakt i përket një kirurgu nga Rusia që quhet “Razumeiko Alexander Vladimiroviq”. Në artikull është cituar edhe një pacient me emrin Genta, por Krypometër përmes Google Lens ka gjetur se fotografia është ilustruese dhe përdoret për të treguar një grua të moshuar aziatike. Gjithashtu artikulli rekomandon një produkt të quajtur ‘HyperGuard’, i cili thuhet se pastron enët e gjakut për “pensionistët” dhe hipertensionistët. Krypometër ka kontrolluar nëse produkti që promovohet përmes këtij shkrimi dhe kësaj faqeje të internetit bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës, pra që lejohet të tregtohet në Kosovë. Por, në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale nuk gjendet asnjëprodukt me emrin ‘HyperGuard’. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale cakton se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”. Krypometri ka pyetur edhe kardikirurgun, Rifat Brahimaj, nëse e njeh këtë produkt dhe nëse i njëjti përdoret për pastrimin e enëve të gjakut. Brahimaj për Krypometër tha se në mjekësi nuk ekziston termi, ‘pastrimi i enëve të gjakut’. “Nuk ekziston asnjë produkt që i “pastron” enët e gjakut nëse ato janë të dëmtuara. Nëse enët e gjakut janë të pa dëmtuara ose pjesërisht të dëmtuara, për të parandaluar dëmtimin e mëtejmë duhet të kontrollohen faktorët që i dëmtojnë siç janë, presioni i lartë i gjakut, duhanpirja, diabeti, niveli i lartë i yndyrave në gjak, jeta aktive me ushtrime fizike dhe ushqimi pa përmbajtje të lartë të yndyrnave me origjinë shtazore”- thuhet në përgjigjen e Bahimajt për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software