About: http://data.cimple.eu/claim-review/4e8e65237aead8eec31d3c347db83d255f5444aa084c54e35a9b3427     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë për pijen magjike Deklarata “Pija “Ma.Gjike” Qe Sheron Cdo Sem.Undje, Receta Qe Doktoret Hezitojne Ta Tregojne. Vlerësimi Rrenë Artikulli me titullin “Pija “Ma.Gjike” Qe Sheron Cdo Sem.Undje, Receta Qe Doktoret Hezitojne Ta Tregojne..!?”, është i rremë. Dy profesionistë shëndetësor i kanë konfirmuar Krypometrit se protokollet mjekësore nuk e rekomandojnë një produkt të tillë. Artikulli Faqja e internetit “Gazetaime” ka publikuar një artikull me titullin “Pija “Ma.Gjike” Qe Sheron Cdo Sem.Undje, Receta Qe Doktoret Hezitojne Ta Tregojne..!?”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen “Mesazhi Shqiptar”, “ Gazeta Lexo”, “Shqipëria”, “Onpress” dhe “Lajm Shqip”. Sipas titullit të artikullit, një recetë me hudhra, qumësht e sheqer apo mjaltë shëron çdo sëmundje. Ky artikull në përmbajtjen e tij ka udhëzimet për një recetë me hudhër, qumësht dhe mjaltë recetë kjo që sipas postimit shëron çdo sëmundje. Më tutje, teksti pretendon se kjo recetë ndikon kundër artritit, kollës, pagjumësisë, sëmundjeve të zemrës dhe shumë sëmundjeve të tjera. Specialisti i mjekësisë familjare, Dr. Besim Buda, i kontaktuar nga Krypometri ka konfirmuar se receta të tilla nuk kanë bazë shkencore dhe nuk mund të shërojnë sëmundje. Dr. Buda tha se hudhra e qumështi kanë vlerat e tyre ushqyese dhe janë të mira për t’u konsumuar por nuk kanë efekt të ilaçit për të shëruar sëmundje. Ai tregoi se ka marrë pjesë në një trajnim në Austri ku është shpjeguar se për t’u krijuar një ilaç, testohen 20 mijë formula, prej të cilave një ose dy mund të rezultojnë të suksesshme për të dalë në treg. Doktori tha se receta të tilla nuk duhen besuar se kanë efekte të tilla, pasi që janë edhe pa bazë shkencore. Për të verifikuar edhe më tutje këtë informacion krypometri ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan Dr. Agim Krasniqi. “Këta janë artikuj veç sa për like (pëlqime), përndryshe nuk janë të dëshmuara që kanë efekt te pacientët”- ka thënë Dr. Krasniqi në deklaratën për Krypometër me datë 29/08/2023. Ai porositë se konsumimi i këtyre produkteve dhe përzierjeve pa konsultim me mjekun mund të kenë edhe efekte anësore në shëndetin e njerëzve “Nëse dikush ka diabet dhe përdorë një pije të tillë ajo, mundet me pasë efekt anësor shumë të keq për rritje të vlerave së glikemisë në gjak”- thotë Dr. Krasniqi. Dr. Krasniqi shtoi se sipas mendimit të tij prej një profesionisti mjekësor, këta artikuj duhet të kontrollohen
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software