About: http://data.cimple.eu/claim-review/4ef8f8a06f811ec078436bf763f663df6901a693546b3f2af04877d8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e rreme për shërim të parazitëve Deklarata Papillomat dhe lythat u zhduken për 3 ditë! Receta… papillomat dhe lythat zhduken për 3 ditë Vlerësimi Me kos Postimi me mbishkrimin “Papillomat dhe lythat u zhduken për 3 ditë! Receta”- është i rremë. Në këtë postim nuk është dhënë asnjë recetë për shërim të papillomave apo parazitëve. Në këtë postim është publikuar një video pa zë që zgjatë 20 minuta dhe e ka vetëm një konstatim që “papillomat dhe lythat zhduken për 3 ditë”. Krypometër ka kontaktuar me Rexhep Morinën, specialist i Dermatologjisë, i cili ka thënë se janë më shumë se 70 nëntipe të këtij virusi. Ai ka thënë se përshkrimi i ilaçeve bëhet në varësi të llojit dhe nëntipit të kësaj sëmundje, prandaj është e nevojshme vizita tek mjeku para se të vendoset se çfarë të konsumohet për trajtimin e tyre. Artikulli Më 18.09.2024 faqja në Facebook ‘Dr. Winifred Newton’ (arkiva dhe arkiva) ka publikuar një video në të cilën pretendohet për një recetë që heq papillomat brenda tri ditëve. “Janë tre shenja kryesore të pranisë së parazitëve në trup. Këta mikroorganizma dëmtojnë shëndetin tuaj çdo ditë. Hulumtimet tregojnë se 95% e të rriturve kanë një deri në pesë lloje parazitësh”- shkruan në mbishkrimin e këtij artikulli, të cilit i është bashkëngjitur edhe një video. Kjo video që e ka zërin e ndalur zgjatë 20:12 minuta dhe e ka vetëm një fakt që shkruan “Papillomat dhe lythat u zhduken për 3 ditë! Receta”. Ndërsa deri në fund të videos nuk ka ndonjë recetë apo ndonjë informacion tjetër. Faqja që e ka publikuar këtë video Dr. Winifred Newton (arkiva) menaxhohet nga Ukraina dhe ka numër të telefonit dhe adresë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Krypometër ka kontaktuar me Rexhep Morinën, specialist i Dermatologjisë, i cili ka thënë se janë më shumë se 70 nëntipe të këtij virusi. Përshkrimi i barnave për trajtim të papillomave bëhet në varësi të nëntipit të këtij virusi. “Varësisht prej nëntipit kemi edhe prezencë të lythave të njohur si verrucae vulgaris, genitalis (condylloma) si dhe fibromave nëpër regjione të ndryshme. Trajtohet me metoda dhe preparate të ndryshme si: Kryotherapi (azot i lëngët), termokauter, laser dhe preparate si: TCA, podophilotoxin, imiquimod, etj”- ka thënë Morina për Krypometër. UNICEF dhe IKSHPK (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës) kanë publikuar edhe artikuj me anë të të cilëve kanë shpjeguar se çka është HPV dhe vaksina kundër këtij virusi. Në Kosovë që nga viti 2023 ka filluar të merret vaksina kundër HPV. “Ekzistojnë më shumë se 200 lloje të HPV-së. Disa nga ato janë shumë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, përfshirë disa lloje të kancerit. Kanceri i qafës së mitrës është lloji më i zakonshëm i kancerit që shkaktohet nga infektimi me HPV, por HPV gjithashtu mund të shkaktojë edhe kancerin anal, gjenital, si dhe kancerin e kokës dhe të qafës. HPV-ja është infeksioni më i shpeshtë në botë që transmetohet seksualisht, dhe kjo është arsyeja pse është aq e rëndësishme që të vaksinohemi kundër HPV-së në moshë të re dhe para se të fillojë jeta seksuale” – shkruan në artikullin e UNICEF-it. Tutje në këtë artikull të UNICEF-it thuhet se HPV-ja përhapet nga personat që e kanë virusin nëpërmjet kontaktit direkt me lëkurën apo lëngjet e trupit, ndërsa personi i infektuar mund ta bartë HPV-në te dikush tjetër edhe nëse vet nuk kanë simptoma. “HPV-ja kryesisht bartet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, me rreth 30 lloje të HPV-së që mund të barten përmes aktivitetit seksual. Kjo mund të ndodhë gjatë çfarëdo kontakti intim, si marrëdhënia seksuale vaginale, orale ose anale apo nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë edhe pa pasur marrëdhënie seksuale”- thuhet në këtë artikull të UNICEF-it. Në këtë artikull po ashtu tregohet për efektet e vaksinës dhe grupet e qytetarëve që rekomandohen të vaksinohen dhe ata që nuk rekomandohen të vaksionohen.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software