schema:text
| - Pretendimi rremë se “Lista Serbe është krijesë e PDK-së dhe LDK-së”
Deklarata
“Zdravo momci! Marak e kan me koalicion me hy bashke, normal lista Serpska është krijesë e PDK-së dhe LDK-së
Vlerësimi
Rrenë
Përmbajtja “Zdravo momci! Marak e kan me koalicion me hy bashke, normal lista Serpska është krijesë e PDK-së dhe LDK-së” është i pavërtetë. Një deklaratë e tillë nuk është thënë nga Bekim Haxhiu. Regjistrat zyrtarë dhe deklaratat e partive politike konfirmojnë se LDK dhe PDK nuk janë themeluese të kësaj partie.
Artikulli
Më 22 gusht 2023, faqja e Facebookut “Diaspora me Albinin”, ka publikuar një fotografi ku shihet deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Kjo fotografi është shoqëruar me një mbishkrim ku thuhet “Zdravo momci! Marak e kan me koalicion me hy bashke, normal lista serpska eshte krijes e PDK-se dhe LDK-se”.
Krypometri me datë 24/08/2023 ka kotrolluar nëse i apostrofuari në këtë fotografi Bekim Haxhiu ka thënë një deklaratë me përmbajtje të tillë.
Në një komunikim me telefon me datë 24/08/2023 Haxhiu ka mohuar të ketë thënë një deklaratë të tillë apo të ketë konfirmuar se Lista Serbe është krijesë e PDK-së dhe LDK-së.
“Është shpifje dhe improvizim i LVV-s me foto montazha brenda seancës se Kuvendit. Kanë shpërnda me dhjetëra foto të tilla”- ka thënë Haxhiu në deklaratë për Krypometër.
Ai ka shtuar se të gjithë e dinë procesin e regjistrimit të listës Serbe, se është realizuar në KQZ dhe se këtë parti nuk e ka krijuar PDK-ja.
Krypometri me datë 24/08/2023 e ka kontaktuar edhe zëdhënësen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, e cila e ka quajtur të pa vërtetë pretendimin se Lista Serbe është krijesë e LDK-së.
“Është e pavërtetë. Lista Serbe nuk është krijesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”- ka thënë Halimi në deklaratën e datës 24/08/2023.
Lista Serbe, sipas regjistrit të KQZ-së drejtohet nga Goran Rakiq ndërsa themelues të saj janë një grup i qytetarëve dhe përfaqësueve politik Serb.
|