schema:text
| - Mushkritë nuk kanë nevojë të vetëpastrohen nëse nuk kanë ndonjë sëmundje
Deklarata
Si të pastroni mushkritë për vetëm 3 ditë, kjo metodë natyrale do ju befasojë nga rezultati
Vlerësimi
Me kos
Artikulli me titullin: “Si të pastroni mushkritë për vetëm 3 ditë, kjo metodë natyrale do ju befasojë nga rezultati”- nuk është i bazuar në fakte shkencore. Në këtë artikull janë dhënë disa instruksione dietale që pretendohet se e bëjnë pastrimin e mushkrive, mirëpo pulmologu Flamur Marku thotë se nëse mushkëritë nuk kanë ndonjë sëmundje, ato vetëpastrohen çdo ditë. Ndërsa, në rastet kur mushkëritë janë të prekura nga ndonjë sëmundje, atëherë mjekimi mund të bëhet me antibiotik, kortikode deri te rastet kur duhet të bëhet Beonkoskopia.
Artikulli
Më 29.10.2024 faqja në Facebook “Lajme nga Bota” (arkiva) ka publikuar një artikull që pretendon se kanë gjetur formulën përmes të cilës bëhet pastrimi i mushkërive brenda 3 ditëve.
“Si të pastroni mushkëritë për vetëm 3 ditë, kjo metodë natyrale do ju befasojë nga rezultati”- shkruan në titullin e këtij artikulli.
Artikulli i njëjtë me të njëjtin titull është publikuar edhe në uebfaqen bilgininadresi.net (arkiva) me një video 10 minutëshe në të cilën shpjegohet se si të pastrohen mushkritë për vetëm 3 ditë duke eliminuar disa ushqime.
“Shmangni çdo lloj ushqimi me origjinë shtazore, përpara se të filloni pastrimin të paktën dy ditë, këto produkte me origjinë shtazore mund të ndikojnë në procesin detoksifikimit duke qenë se ato asimilohen nga trupi juaj shumë ngadalë”- thuhet në këtë video.
Tutje jepen rekomandime që të konsumohen pije që përmbajnë: limon, ujë, ananas e karrotë.
“Pini një filxhan çaj laksativ para se të shkoni për të fjetur, ditën e parë të dietës tuaj, kjo liron zorrët tuaja nga toksinat, shtrydhni dy limona dhe shtoni lëngun e tyre në 300 ml ujë, këtë përzierje duhet ta pini para ngrënjes së mëngjesit. 300 mililitër lëng qitroje pasdite. Mund të zëvendësoni edhe me lëng ananasi. 300 ml lëng të karotës mes mëngjesit dhe drekës…..” – dhe një varg këshillash tjera jepen në këtë video në të cilën pretendohet se mushkëritë pastrohen brenda 3 ditëve.
Për këtë pretendim, Krypometër ka kontaktuar me pulmologun, Shpëtim Thaçi.
Ai ka thënë për Krypometër e vet termi ‘pastrim i mushkërive’, është gabim.
Ai ka shpjeguar kompleksitetin e diagnostifikimit dhe shërimit të sëmundjeve të mushkrive.
“Secila sëmundje e mushkërive ka karakteristikat e veta të diagnostikimit dhe mjekimit që varet nga diagnoza e sëmundjes e që lidhet prej mjekimit me antibiotik, kortikode deri te rastet kur duhet të bëhet Beonkoskopia për diagnozë të kancinimave të mushkrive që me i diagnostiku. Kjo bëhet për të parë fazën kur mundemi me operu”- ka thënë Thaçi.
Krypometër për këtë pretendim ka folur edhe me pulmologun Flamur Marku, i cili ka thënë se nëse mushkëritë nuk kanë ndonjë sëmundje ato vetëpastrohen.
“Nëse problemi me mushkëri është ngarkesa e bronkeve nga sputumi (sekrecionet) nga sëmundje qoftë akute apo kronike duhet të merret substancë aktive (siç është acetilcisteina) për largimin e sekrecioneve, ndërsa nëse nuk ka sëmundje aktive, mushkëritë vetëpastrohen çdo ditë”- ka thënë Marku.
Ndërsa edhe pulmologu tjetër, Besim Morina ka thënë se në mjekësi nuk ka term ‘pastrimi i mushkrive’.
“Në mjekësi nuk ekziston një gjë e tillë, si pastrimi i mushkrive, ndërsa sa i përket videos që më prezantuat, nuk ka asgjë shkencore në të”- ka thënë Morina për Krypometër.
|