About: http://data.cimple.eu/claim-review/5257aac22d4abc1b7cf68efcb26a7ac998ad3314a96b84b030a29f16     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Kryeprokurori Blerim Isufaj e ka liruar Enver Sekiraqën Deklarata Blerim Isufaj prokurori i prokurorisë Speciale që e kishte anuluar fletarrestin për Radojçiçin. Poashtu ky e ka liruar Enver Sekiraqën në arrest shtëpiak, tashmë i arratisur dhe flitet që është në Kopaunik në hotelin e Radojçiçit Vlerësimi Rrenë Mbishkrimi në Instagram “Blerim Isufaj prokurori i prokurorisë Speciale që e kishte anuluar fletarrestin për Radojçiçin. Poashtu ky e ka liruar Enver Sekiraqën në arrest shtëpiak, tashmë i arratisur dhe flitet që është në Kopaunik në hotelin e Radojçiçit” është i pavërtetë në tërësi. Pasi që Isufaj nuk është Prokuror i Prokurorisë Speciale, por është Kryeprokuror i kësaj Prokurorie dhe i njëjti nuk e ka liruar Sekiraqën nga masa e arrestit shtëpiak. Heqjen e masës së arrestit shtëpiak e kishte bërë gjyqtari Agim Kuçi në shpallje të aktgjykimit. Artikulli Më 25.05.2024 faqja në Instagram “albini.per.kryeminister” ka publikuar një fotografi të Blerim Isufajt, Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, me përshkrimin “Blerim Isufaj prokurori i prokurorisë Speciale që e kishte anuluar fletarrestin për Radojçiçin. Poashtu ky e ka liruar Enver Sekiraqën në arrest shtëpiak, tashmë i arratisur dhe flitet që është në Kopaunik në hotelin e Radojçiçit”. Në këtë postim është thënë se Blerim Isufaj është Prokuror i Prokurorisë Speciale, por Krypometër në organogramin e Prokurorisë Speciale ka gjetur se Blerim Isufaj është Kryeprokuror i prokurorisë Speciale. Krypometër ka kontaktuar me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili ka thënë se Kryeprokurori nuk trajton raste, por këtë e bëjnë prokurorët që e kanë në trajtim rastin. “Ky konstatim tendencioz dhe i pa bazuar, nuk qëndron, për faktin se siç është sqaruar edhe me parë, rastet nuk i trajton Kryeprokurori, por prokurorët konkretë të cilët sipas procedurave standarde ngarkohen me raste”- ka thënë Blerim Isufaj për Krypometër më 30.05.2024. Tutje, Kryeprokurori Isufaj ka thënë se rasti në Gjykatë nuk përfaqësohet nga kryeprokurori, por nga Prokurorët e rasteve. “Sa për dijeninë tuaj, rastin në Gjykatë nuk e përfaqëson Kryeprokurori, por prokurori i cili është i ngarkuar me atë rast, andaj në asnjë moment nuk vendosë Kryeprokurori që në fazën e shqyrtimit gjyqësor të ndikojë në ndryshim të cilësdo masë”- tha Isufaj. Isufaj ka ka thënë që heqja e masës së arrestit shtëpiak është kompetencë e trupit Gjykues i cili e trajton rastin dhe nuk është në diskrecion të prokurorëve. “Nga momenti i ngritjes se aktakuzës dhe dorëzimit të saj në Gjykatë, lidhur me masën e paraburgimit apo cilësdo masë tjetër, vendosë trupi gjykues, pra kjo nuk është më në diskrecion të Prokurorit të rastit”- tha tutje Isufaj. Ai ka thënë se Sekiraqa nuk është në arrati për faj të Prokurorisë. “Mirëpo, siç jeni në dijeni, i njëjti është në arrati, kjo jo për fajin e Prokurorisë Speciale si pretendohet, ngase kjo është në diskrecion të trupit gjykues”- tha Isufaj. Kush ia ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak Enver Sekiraqës? Më 03.05.2024, Enver Sekiraqa është shpallur fajtor nga gjykata e shkallës së parë dhe është dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Prishtinës për shtytje në vrasje të policit Triumf Riza në vitin 2007. Në shpallje të Aktgjykimit, gjyqtari Agim Kuqi e kishte liruar Enver Sekiraqën nga masa e arrestit shtëpiak. “Të akuzuarit do t’i ndërpritet më aktvendim të vecantë do t’i ndërpritet masa e arrestit shtëpiakë”- kishte thënë gjyqtari Kuqi pasi e kishte lexuar vendimin për dënimin e Sekiraqës me 25 vjet burg, më 03.05.2024. Prokuroria Speciale kishte apeluar vendimin e gjyqtarit, Agim Kuqi duke kërkuar caktimin e paraburgimit për Sekiraqën deri në plotfuqishmërinë e vendimit. Dy javë më vonë (17.05.2024), Gjykata e Apelit kishte marrë vendim për të kthyer në paraburgim të akuzuarin Sekiraqa. Por, ky vendim i Gjykatës së Apelit nuk ka mundur të zbatohet, pasi Enver Sekiraqa ishte i paarritshëm për Policinë e Kosovës e cila kishte tentuar ta dërgojë atë në paraburgim sipas vendimit të Gjykatës së Apelit. Më pas Policia e Kosovës ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për të arrestuar Sekiraqën. Pas publikimit të lajmit se Enver Sekiraqa nuk është i arritshëm për Policinë e Kosovës për të dërguar të njëjtin në paraburgim, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) kishte marrë vendim që të suspendojë gjyqtarin Agim Kuqi, i cili ia kishte hequr masën e arrestit shtëpiak Enver Sekiraqës, i akuzuar për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza në vitin 2007.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software