schema:text
| - Rrena për pagën e njësisë speciale
Deklarata
Vlerësimi
Rrenë
Publikimi me përmbajtjen “Polici i njëisë speciale ka pagën 400 euro” është i rremë. Krypometër me burime zyrtare ka konfirmuar se paga e policit të njësisë speciale është 631 euro.
Artikulli
Më datë 22 nëntor 2023, faqja në Facebook “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” ka publikuar një fotografi të edituar në të cilën ka vendosur tri fotografi, një të Gani Jakupit, ekspert dhe këshilltar i jashtëm në Ministri të Punëve të Jashtme dhe një fotografi të pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese.
Në këtë fotografi ai e ka bashkangjitur edhe një përshkrim “ Gani Jakupi nje Yugosllav qe paguhet 7.500,00 € nga Qeveria Kurti për me u shetit në për kafe të Parisit dhe për Policinë e Kosovës ska buxhet per me ja rrit rrogen”.
Në fotografi përmendet edhe një pagë prej 400 eurove, e që i referohet pagës që marrin zyrtarët policorë që janë pjesë e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI).
Krypometri ka siguruar një dokument në të cilën tregohet paga bazë e një pjesëtari të njësisë speciale.
Paga bazë e një pjesëtari të Njësisë Speciale Intervenuese është 631 euro e 89 cent e jo 400 euro si pretendon faqja në Facebook “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
Për të verifikuar tutje këtë informacion Krypometri ka kontaktuar edhe me udhëheqësin e sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri.
Ai ka konformuar se paga bazë e policit të njësisë speciale është mbi 600 euro.
“Paga bazë e policit të lartë është 619 euro, mandje kjo rritet sipas mandej kjo rritet sipas gradave si rreshteri 672, togeri 735 e kështu me radhë”- ka thënë Zeqiri.
Edhe burimet tjera të informacionit si Radio Europa e Lirë konfirmojnë që paga e njësisë speciale është mbi 600 euro.
Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) ka rreth 70 pjesëtarë të cilët operojnë në terren.
Ky njësit javë më parë, për shkak të mos përmbushjes së disa kushteve që kanë kërkuar, doli në protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Më 15 nëntor 2023, Kryeministri Kurti dhe pjesëtarë të NJSI-së u takuan për të diskutuar këto kërkesa, por takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje.
|