About: http://data.cimple.eu/claim-review/551cc098b899e07daa88f9fdf949a4ee9c61b65fbbfc3b0f09f5e710     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikimi i rremë për vrasjen e Vlladimir Toliqit Deklarata Vlladimir Toliq është vrarë në aksionin e Banjskës Vlerësimi Rrenë Publikimi i lajmit se Vlladimir Toliq është vrarë në aksionin e Banjskës është i rremë. Krypometri ka verifikuar se ky person është plagosur në këtë aksion dhe është duke u mbajtur në paraburgim me vendim të Gjykatës së Prishtinës. Artikulli Më 25 shtator 2023, faqja në Facebook “Mitrovica Net” ka publikuar një fotografi të njërit nga pjesëtarët e grupit terrorist të dyshuar për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, duke thënë se i njëjti është një nga të vrarët gjatë kundërsulmit që u bë nga Policia e Kosovës po atë ditë. Faqja “Mitrovica Net” krahas fotografisë ka shkruar “Emri i terroristit tjeter te vrare eshte Vladimir Tolic nga Zveqani”. Krypometri më 25.10.2023 ka verifikuar nëse personi me emrin Vlladimir Toliq është i vrarë në aksionin e Banjskës. Fillimisht, Krypometri konfirmoi me burime zyrtare nga Policia e Kosovës se të vrarët në sulmin e Banjskës janë Stefan Nedelkoviq, Igor Milenkoviq dhe Bojan Mijailoviq. Në listën e të vrarëve nga Policia nuk figoron emri Vlladimir Toliq. Krypometri ka verifikuar tutje dhe ka zbuluar se personi me këtë emër është person i plagosur në këtë rast. Krypometri ka siguruar kërkesën me të cilën Prokuroria Speciale kërkonte paraburgosjen e Vlladimir Toliqit. Në dosje thuhet se Toliq dhe Blagoje Spasojeviq, me një grup personash ende të paidentifikuar, në mënyrë të organizuar dhe të armatosur me armë të llojeve të ndryshme ushtarake, të rënda, me dashje, pasi që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, me dhjetëra vetura të mbushura me armatim, fillimisht kanë bllokuar rrugën me dy kamionë me qëllim të vënies në pritë të zyrtarëve të Policisë së Kosovës e pastaj i kanë sulmuar me granatë dhe armë të ndryshme. Vlladimir Toliq, ishte njëri nga të plagosurit gjatë një kundërsulmi në fshatin Banjskë të Zveçanit nga ana e Policisë së Kosovës. Ai u identifikua, u dërgua për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij u mbajt në ambientet e QKUK-së. Madje, më 25 tetor 2023, banesa e Vlladimir Toliqit, e cila gjendet në Zveçan, është bastisur nga Policia e Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software