schema:text
| - Titulli i rremë së zbulimi i historianit zvicran ‘po çon peshë të gjithë’
Deklarata
Historiani zviceran zbulon dokumentin që po çon peshë të gjithë: Shqiptarët kanë drejtuar botën
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Historiani zviceran zbulon dokumentin që po çon peshë të gjithë: Shqiptarët kanë drejtuar botën” është i rremë. Në artikull nuk është ofruar asnjë dëshmi që zbulimi i dokumentit ka bërë që të reagojnë nga e gjithë bota. Përkundër paralajmërimit, në artikull nuk është ofruar asnjë dokument që ka zbuluar historiani.
Artikulli
Më 7 mars 2023, në faqet në Facebook “Atdheu Lajm” është shpërndarë një artikull me titull “Historiani zviceran zbulon dokumentin që po çon peshë të gjithë: Shqiptarët kanë drejtuar botën”.
I njëjti artikull është shpërndarë edhe në disa faqe të tjera në Facebook, si: “Krenaria Shqiptare”, “Sheqa”, “Me zemer”, “Kumanova Sot”, “****E vetmja ne zemren time****”, “Selma Lajm”, “Gazeta SOT”, “Onpress”, “O daj O daj”, “Mesazhi Shqiptar”, “Humor pa fund”.
Materiali i referohet një deklarate të një historiani zviceran nga i cili pretendohet se “shqiptarët kanë drejtuar botën gjatë mesjetës”.
Në asnjë paragraf nuk është mbështetur pjesa e titullit, e cila thotë se zbulimi i këtij historiani po “çon peshë të gjithë”. Përveç kësaj, në artikull nuk ofrohet asnjë dokument, siç paralajmërohet në titull.
|