About: http://data.cimple.eu/claim-review/570fe2459d4d4912f7c62447bff007fa5f5bb11adea621e48d2cd3cb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryetari i Istogut Haki Rugova | Foto: Atdhe Mulla Komuna e Istogut i publikon kontratat me bizneset Deklarata Haki Rugova: Komuna e Istogut, nga e hëna, do bëjë publike të gjitha kontratat me operatorët ekonomik. Vlerësimi E vërtetë Komuna e Istogut ka nisur me publikimin e kontratave që kanë lidhur me bizneset. Përkundër që publikimi është bërë më disa ditë vonesë, vetë akti i publikimit është hap i madh drejtë rritjes së transparencës përkundër që një gjë e tillë nuk i kërkohet më ligj. KRPP në bashkëpunim me USAID kanë iniciuar ndryshime të akteve nën-ligjore për t’i obliguar të gjitha institucionet që t’i publikojnë kontratat e lidhura me bizneset. Artikulli Komuna e Istogut i ka publikuar kontratat që kjo komunë i ka lidhur e operatorët ekonomik sot me datën 16 gusht. Në njoftimin e komunës thuhet se kryetari Rugova do t’i bëjë publike të gjitha kontratat me qëllim të rritjes së transparencës nga dita e hënë e kësaj jave, pra më 13 gusht. “Komuna e Istogut, nga e hëna, do bëjë publike të gjitha kontratat me operatorët ekonomik. Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve për të qenë sa më të informuar lidhur me rrjedhën e shpenzimeve të parasë në komunën e Istogut ka marrë vendim që të bëjë publike të gjitha kontratat që lidhen me operatorët ekonomik” thuhet në njoftimin e ueb-faqes zyrtare të Komunës së Istogut. Por kjo gjë nuk ka ndodhur ditën e hënë, pra më 13 gusht. KALLXO.com dje ka kontaktuar me zyrën e kryetarit Rugova për t’i pyetur se pse këto kontrata nuk janë publikuar të hënën, ata thanë se janë hutuar ose ka ndodhë ndonjë gabim. “Po po sigurisht se i publikojmë, sigurisht ka ndodhur ndonjë gabim, jemi hutuar” thanë nga Komuna e Istogut. Kryetari i kësaj komuna, Haki Rugova kishte premtuar se do t’i publikonte kontratat me Operatorët Ekonomik menjëherë pas marrjes së mandatit të radhës. Kur është pyetur për publikim të kontratave, Rugova kishte folur për informatat që në atë kohë publikoheshin në ueb-faqen e KRPP-së përkundër qe pyetjet i ishin dërguar 48 orë para debatit. “Të gjitha informatat janë në KRPP, por do t’i postojmë edhe në ueb-faqe të komunës”, ka thënë Rugova.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software