About: http://data.cimple.eu/claim-review/580b920377a11f38e0aac90cc25b2942fdf642b9ceb7ec785ecdb1a5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se vëllai i Liridona Ademajt deklaroi se do të marrë gjakun e motrës Deklarata Deklarate Tronditse: Dua te mar gjakun e motres, vellau i Liridona Ademaj femijeve po u qan zemra / shiko videon e plote ne komentin e pare Vlerësimi Rrenë e kryptë Postimi me titull “Deklarate Tronditse: Dua te mar gjakun e motres, vellau i Liridona Ademaj femijeve po u qan zemra / shiko videon e plote ne komentin e pare” është i rremë. Leonard Ademajn, vëllain e Liridona Ademajt, nuk ka deklaruar se do të marrë gjakun e motrës, pra se synon të kryjë ndonjë vrasje. Ademaj ka thënë se së fundmi “nuk kemi jep asnjë deklaratë” rreth rastit të vrasjes së motrës së tij. Ai në deklarimet e mëparëshme ka thënë se i beson drejtësisë. Artikulli Më 29.03.2024 faqja në Facebook ‘Tringa Globale’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titullin: “Deklarate Tronditse: Dua te mar gjakun e motres, vellau i Liridona Ademaj femijeve po u qan zemra / shiko videon e plote ne komentin e pare”. I njëjti artikull është publikuar edhe në faqet tjera në Facebook, si: Lajme Javore (arkiva), Lajme nga Bota (arkiva), Liria Ka Emër (arkiva), BOTA SOT (arkiva), Lajme info (arkiva), Lajme Ditore (arkiva), Shqiptaria Ka Emër (arkiva), Gazeta Rich Shqip (arkiva), Portali Aurora (arkiva), Aktuale 24 (arkiva), Desi Neës(arkiva), Mesazhi(arkiva), Lajm24 (arkiva), A1on Lajme (arkiva), Maringlen (arkiva). “Me marrë gjakun”, bazuar në Kanun (dokument i të drejtës tradicionale/zakonore të shqiptarëve) nënkupton me bë vrasje në familjen e një dorasi. Por, numri i vrasjeve për gjakëmarrje kishte rënë dukshëm që nga fillimi i viteve të 90-ta kur Anton Çeta u nisi aksioni e faljes së gjaqeve. Krypometër ka kontaktuar me Leonard Ademajn, vëllain e Liridona Ademajt, për të parë nëse në kohën e publikimit, pra më datë 29.03.2024, ai kishe deklaruar “dua të marrë gjakun e motrës”. Ademaj deklaroi se nuk ka dhënë deklaratë të tillë gjatë atyre ditëve. “Nuk ka diçka të tillë, sikur të kam treguar më parë, ne nuk kemi dhënë asnjë deklaratë. Për çdo deklaratë timen e të familjes dal publikisht”- deklaroi Ademaj për Krypometrin. Liridona Ademaj është vrarë më 29.11.2023. Fillimisht rasti u raportua si grabitje me pasojë vrasje, ndërsa më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë, pasi që Prokuroria tha se ngjarja ishte inskenuar. Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi Prokuroria ka ngritur dyshimet ndaj Murselit se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes. Në anën tjetër, përveç Murselit, të arrestuar janë edhe Granit Plava që dyshohet se ishte ekzekutori dhe Kushtrim Kokalla që dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin dhe Granit Plavën. Të tre të dyshuarit janë nga Gjakova. Dosja e Prokurorisë përmendë rolet e të tre të dyshuarëve në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj kishte deklaruar se nuk kanë pasur asnjë indikacion se Liridona Ademaj kishte probleme familjare. Ademaj, në paraqitjet e tyre publike, kishin deklaruar disa herë se i besojnë drejtësisë dhe presin që të merren vendime meritore për dënimin e përgjegjësve për vrasjen e Liridona Ademajt.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software