About: http://data.cimple.eu/claim-review/587403ea379e69a6b76f16e82f9b024163e81c7a011edae87d2f8a81     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Prishtina, maj, 2023. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com Mashtrimi në reklamë duke përdorur audio të rreme Deklarata Vlerësimi Rrenë Postimi i faqes “Shiningshop” (arkiv, video) ne Facebook është i fabrikuar. Robert Bojaj zëri i të cilit dëgjohet në këtë material ka konfirmaur për Krypometër se zëri i tij është manipuluar. Artikulli Faqja “Shiningshop” (arkiv, video) në Facebook ka publikuar sot, më 15 nëntor një video duke reklamuar një vaj me xhenxhefil, duke pretenduar se ai shërben për shkrirjen e dhjamit, djegien e yndyrës dhe dobësim të shpejtë pa efekte anësore. Në video dëgjohen biseda mes dy personash, ku ndër të tjera thuhet “Me e hek dhjamin ku dush, në cilën do pjesë të trupit që e sheh që je trashë, që ki dhjam”. Krypometri ka konstatuar se kolona zanore e cila e shoqëron këtë produkt është e gazetarit Robert Boja i cili për momentin punon në televizionin ATV. Për ta verifikuar se zëri është i prezantuesit Boja Krypometër ka kontaktuar me z.Bojën. Në një deklaratë për Krypometër Boja ka konfirmuar se zëri është i tij mirëpo sipas Bojës përmbajtja është e manipuluar pasi në përmbajtjen origjinale ata nuk flasin për një produkt të tillë. “Përmbajtja është e shkëputur nga një emision i cili për momonetin nuk është online për shkak të të drejtave të autorit”- Ka thënë Boja për Krypometrin. Ai tutje ka shtuar se ka bërë publik edhe një denoncim në Facebook ku publikisht i ka njoftuar qytetarët se zëri i tij në atë produkt është vendosur pa autorizimin e tij Krypometër ka kontrolluar profilin e Bojës në Facebook. Në një postim që ai e ka shprëndarë me datë 15/11/2023 përshkruhet se përmbajtja është e manipuluar. “MASHTRUES – FAKE – Kjo faqe po e shfrytëzon zërin tim dhe të kolegut Laur Paçarizi për të mashtruar konsumatorët. Zëri që dëgjohet në këtë video, ka qenë për një produkt krejtësisht tjetër ndërsa këta janë duke e përdorur për një produkt të rrejshëm duke mashtruar qytetarët” – ka shkruar Bojaj në profilin e tij në Facebook.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software