About: http://data.cimple.eu/claim-review/5ba3a3774227573c6745bafefe5688b4fea86ecfa5883c56913b79bc     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i pabazuar se kamioni i KRM “Çabrati” po transportonte mish Deklarata VIDEO E PABESUESHME nga Gjakova! Qytetari: Shikoni si transportohet mishi! Hani suxhuk Kosove hani Vlerësimi Rrenë Përshkrimi i videos “VIDEO E PABESUESHME nga Gjakova! Qytetari: Shikoni si transportohet mishi! Hani suxhuk Kosove hani” është i rremë. Videoja e publikuar nuk tregon tranportin e mishit dhe sugjukut në Kosovë, pasi në atë automjet janë trasportuar për të deponi mbetje të kafshëve që janë grumbulluar nga therrtoret dhe marketet. Automjeti që i ka bartur këto mjete është në menaxhim të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati”. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka bërë hetim për këtë video dhe ka konstatuar se me këtë automjet janë transportuar mbetje të kafshëve dhe jo mish i destinuar për ushqim. Artikulli Më 28.03.2024 faqja në Facebook me emrin “JOQ Videos” ka publikuar një video (arkiva), me mbishkrimin “VIDEO E PABESUESHME nga Gjakova! Qytetari: Shikoni si transportohet mishi! Hani suxhuk Kosove hani”. Në video shihet një traktor i ngarkuar më mbetje të kafshëve, si dhe një person më uniformë që rrinte ulur mbi këto mbetje. I njëjti ka një uniformë të veshur, që pas kërkimit të fotografive përmes Google Lens Krypometër ka gjetur se e njëjta është e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” në Gjakovë. Për të verifikuar këtë, Krypometër ka kontaktuar me kryeshefin e KRM “Çabrati”, Behar Ferizi, i cili e ka konfirmuar se traktori është pronë e kompanisë që ai udhëheq. Sipas tij nuk bëhet fjalë për bartje të mishit apo suxhukut, por janë mbeturina. “Absolutisht nuk bëhet fjalë për bartje të mishit apo suxhukut. Ato janë mbetje apo kocka të kafshëve, të cilat kompania e ka obligim bartjen e tyre për në Stacionin Transfer. Pretendimet që ky transport është me mish apo gjëra të tjera ushqimore, janë të pa vërteta”– ka thënë kryeshefi Ferizi. Kryeshefi Ferizi po ashtu ka bërë të ditur se video është e regjistruar në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë, e cila lidhet me rrugën “Dëshmorët e Rugovës”, e cila më pas të dërgon për në Stacionin Transfer të Mbeturinave. “KRM Çabrati është e vetmja kompani publike e licencuar në Komunën e Gjakovës për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave”- ka thwnw Ferizi. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është përgjegjëse për kontrollin e cilësisë së mishit që shitet në tregun e Kosovës. Krypometër ka kontaktuar me këtë Agjenci, për të parë nëse kanë bërë ndonjë hetim për vërtetësinë e videos që pretedon se në këtë traktor është bartur mish e sugjuk. Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka thënë se inspektorët veterinarë kanë shkuar në inspektim tek kompania “Çabrati”. “AUV në bazë të pamjeve të shfaqura ka vërtetuar se në ngarkesa kishte mbetje të kafshëve të therrura ose mbetje nga mishtoret/marketet. Inspektori veterinar ka shkuar në inspektim të kompanisë për grumbullimin, bartjen dhe asgjësimin e mbeturinave te e cila është kërkuar të mos bëj bartje të mbeturinave shtazore me mjete jo adekuate. Ne do ta mbajmë nën monitorim urdhëresën e dhënë”– ka thënë Thaçi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software