About: http://data.cimple.eu/claim-review/5e2b298026b07fc20e0a2738833fbf9b02f0d9d712e00042c1718888     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e rreme që i mveshet Daut Haradinajt Deklarata Shkon Daut Haradinaj te falltorja me e vet kush i fiton zgjedhjet. Falltorja: A ke naj të sëmur psiqik në familje? Dauti: po Ramushi se po thot AAK-ja ka me i fitue zgjedhjet” Vlerësimi Rrenë Është i rremë mbishkrimi “Shkon Daut Haradinaj te falltorja me e vet kush i fiton zgjedhjet. Falltorja: A ke naj të sëmur psiqik në familje? Dauti: po Ramushi se po thot AAK-ja ka me i fitue zgjedhjet”- i publikuar së bashku me fotografinë e kandidatit për deputet, Daut Haradinaj. Haradinaj nuk ka bërë një deklarim të tillë. Lulzim Blaka, zëdhënës në AAK, ka thënë se postimi është i rremë, pasi Daut Haradinaj nuk e ka dhënë një dekaratë të tillë. Ky postim është bërë në kohë të fushatës elektorale për Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Artikulli Më 05.01.2025, një llogari në Facebook (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet kandidati për Deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinajt. Fotografia mbanë përshkrimin “Shkon Daut Haradinaj te falltorja me e vet kush i fiton zgjedhjet. Falltorja: A ke naj të sëmur psiqik në familje? Dauti: po Ramushi se po thot AAK-ja ka me i fitue zgjedhjet”. Krypometër ka analizuar imazhin dhe ka vërejtur se tek i njëjti ka shenja që e dallojnë qartë se fotoja është e fabrikuar. Po ashtu, në internet nuk është gjetur ndonjë informacion që është publikuar me këtë deklarim të kandidatit për Deputet, Daut Haradinajt. Në lidhje me këtë deklaratë të prezantuar, Krypometër ka kontaktuar edhe me Lulzim Blaka, zëdhënës në AAK. “Ky nuk është informacion i saktë.”- ka thënë ai. Daut Haradinaj është kandidat për Deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvend. Ai ishte tërhequr nga pozita e Deputetit në vitin 2021, për të kandiduar në garën për Kryetar të Komunës së Prishtinës. Haradinaj ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandant i Brigadës “131 Jusuf Gërvalla”, ZOD. Ai u zgjodh si Deputet për herë të parë në legjislaturën e katërt të Kuvendit të Kosovës. Ramush Haradinaj është kandidat për Kryeministër të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 kanë lidhur marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Me vendim të presidentes Vjosa Osmani, Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen më 09.02.2025, procesi i parë ky i rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Ky postim është publikuar në prag të Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, të cilat janë shpallur me vendim të presidents Vjosa Osmani. Në këto Zgjedhje, kandidatë për kryeministër nga subjektet politike në vend janë: Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministër aktual, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Harandinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote këto Zgjedhje, sipas të dhënave të KQZ. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime vetëm në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues. Në Zgjedhjet parlamentare do të garojnë 28 subjekte politike. Prej tyre 19 parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Ky është procesi i parë i rregullt zgjedhor në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në anën tjetër, më 03.04.2023 ka filluar gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”. Themelimi i këtij institucioni u bë nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa Aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software