About: http://data.cimple.eu/claim-review/5e756d5032a32181dffe14b6fecf18d17cad2a4770e3c4d50cd18f18     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shtëpia e dytë e deklaruar nga Vjosa Osmani Sadriu është në Australi Deklarata HAJNESHA VJOSA OSMANI: Dallimi ne m2 mes dy villave ne Marigona Hill ne pronesi te çiftit presidencial eshte 26m2. Por, njana ka kushtu 190 mije euro e tjetra, veç 26m2 ma e vogel, 510 mije euro. Pra, 320 mije euro ma shtrejt. Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Postimi “HAJNESHA VJOSA OSMANI: Dallimi ne m2 mes dy villave ne Marigona Hill ne pronesi te çiftit presidencial eshte 26m2. Por, njana ka kushtu 190 mije euro e tjetra, veç 26m2 ma e vogel, 510 mije euro. Pra, 320 mije euro ma shtrejt.” nuk është i saktë. Shtëpia e dytë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e blerë në vitin 2023, nuk është në lagjen Marigona Hill në Kosovë, por është në Australi. Osmani në deklarimin e pasurisë nuk e ka specifikuar lokacionin e shtëpisë së dytë, por kjo është deklaruar tek borxhet duke thënë se ka obligime prej 80 mijë euro për shtëpinë e blerë në Australi. Edhe Egnesa Vitia nga kabineti i Presidentes, ka thënë se shtëpia e dytë e blerë nga familja e Presidentes Vjosa OSmani Sadriu është në Australi. Artikulli Më 20.04.2024, faqja e Facebook-ut ‘Informacioni KTU’ (arkiva) ka publikuar një informacion me titull: “HAJNESHA VJOSA OSMANI: Dallimi ne m2 mes dy villave ne Marigona Hill ne pronesi te çiftit presidencial eshte 26m2. Por, njana ka kushtu 190 mije euro e tjetra, veç 26m2 ma e vogel, 510 mije euro. Pra, 320 mije euro ma shtrejt.” Informacioni i njëjtë u publikua edhe nga faqja tjetër “Votuesit e Hashim Thaçit” (arkiva). Përmes këtij shkrimi pretendohet se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dy villa në Marigona Hill, e që njëra kushton 190 mijë euro kurse ajo më e vogla 510 mijë euro apo 320 mijë euro më shtrenjt. Këtij postimi ia kanë bashkangjitur edhe deklarimin e pasurisë që e ka bërë Vjosa Osmani. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër fillimisht i ka analizuar deklarimet e pasurisë që i ka bërë Vjosa Osmani në dy vitet e fundit. Në deklarimin e pasurisë të bërë në fillim të vitit 2022, Presidentja Vjosa Osmani Sadriu kishte deklaruar një shtëpi të blerë në vitin 2019. “Banim në varg (e kontraktuar por nuk është ende në pronësi të deklaruesit) – nuk ka vlerë reale, në ndërtim të vrazhdë”- kishte shkruar në deklarimin e pasurisë së Presidentes Osmani-Sadriu të bërë në film të vitit 2022. Për këtë, Osmani Sadriu kishte dhënë sqarime në një debat televiziv në vitin 2021, duke treguar se kanë blerë shtëpi të vogël në lagjen Marigona Hill. Kurse, në deklarimin e pasurisë që Presidentja ka bërë në fillim të vitit 2024, ajo ka deklaruar dy banime në varg, njërën të blerë në vitin 2019 dhe tjetrën në vitin 2023. Banimi në varg (i papërfunduar) me sipërfaqe prej 244 m2, e blerë në vitin 2019 dhe vlera e deklaruar është 170 mijë euro. Deklarimi i dytë është “Banim në varg” me sipërfaqe prej 218 m2, e cila është blerë në vitin 2023 për 520 mijë euro dhe është në pronësi të bashkëshortit të Presidentes, Prindon Sadriu. Kjo shtëpi është thënë se është blerë nga “shitja e shtëpisë në Australi në pronësi të bashkëshortit, shitja e shtëpisë së prindërve të tij (vlera e trashëgimisë), kursime, hua familjare”. Por, në këtë pjesë të deklarimit nuk është cekur edhe lokacioni i këtyre pronave të paluajtshme të emërtuara “banimi në varg”. Deklarimi i pasurisë në vitin 2024Në të njëjtin deklarim, pra atë të bërë në fillim të vitit 2023, Presidentja ka treguar për detyrimet financiare. Ajo ka deklaruar detyrime prej 40 mijë euro si “këstet e pa paguara ndaj Marigona Hill SHPK dhe punët shtesë nga kompani të tjera rreth shtëpisë në varg”. Si dhe i ka deklaruar 60 mijë euro detyrime si “huamarrje për pagesën e banimit në varg në Melbourne”. Pra, vetëm në këtë pjesë Presidentja Vjosa Osmani Sadriu tregon se ajo ka vlerë “banim në varg në Melbourne”, qytet në Australi. Bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka studiuar dhe jetuar në Australi. Për të qartësuar deklarimin e pasurisë se bërë nga Presidentja Vjosa Osmani, Krypometër ka dërguar pyetje tek kabineti i Presidentes Osmani. Egnesa Vitia nga kabineti i Presidentes tregon se këto “banime në varg” nuk janë të dyja në Marigona Hill. Ajo ka thënë se Presidentja është pronare e vetëm një shtëpie në lagjen Marigona Hill. “Presidentja me bashkëshortin posedojnë vetëm një shtëpi në lagjen Marigona Hill (quhet banim/shtëpi në varg sepse shtëpitë janë të ngjitura me ato të banorëve tjerë, pra në ang. quhen ‘townhouse’). Por vetëm njëra prej tyre i takon familjes së Presidentes e të tjerat me të cilat ndajnë muret janë të fqinjëve tjerë. Duhet të theksohet se ky lloj i banimit është shtëpia më e vogël në metra katror që ofrohet në Marigona Hill”, deklaroi Vitia për Krypometrin. Tutje, Vitia ka shpjeguar se shtëpia e dytë (banimi në varg) e blerë në vitin 2023 është në Australi dhe jo në Kosovë, si kanë raportuar disa faqe. “Shtëpia tjetër në varg (townhouse) është në Australi dhe është në pronësi të bashkëshortit e familjes së tij. Për t’u blerë kjo shtëpi, janë shitur dy shtëpi të tjera të vjetra në një qytet tjetër të Australisë, të cilat familja e Prindonit i ka blerë në Australi para se të fillojë Presidentja të merrej me politikë. Pra, në Marigona dhe në pronësi të Presidentes është vetëm një shtëpi”- deklaroi Vitia. Krypometër ka kontaktuar edhe me kompaninë Marigona Hill, të cilët kanë thënë se informacioni nuk është i saktë. “Mund të ju konfirmoj se as Presidentja Vjosa Osmani Sadriu e as bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu nuk kanë blerë shtëpinë e dytë në Marigona Hill, si është raportuar. Në kohën kur ka dalë lajmi, ne në Marigona Hill nuk e kemi pas asnjë shtëpi të lirë, pra për shitje. Është e ditur që presidentja Vjosa Osmani Sadriu me familje e kanë blerë një shtëpi në Marigona Hill shumë kohë më parë, e në të cilën tashmë jetojnë”- thuhet në përgjigjen e Marigona Hill për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software